Durrës, plagoset me thikë shtetasi malazez

September 4, 2013   | Rajoni / Region

policiaNjë shtetas malazez është plagosur me thikë mëngjesin e sotëm në qytetin e Durrësit. Ngjarja ka ndodhur tek një hotel në zonën e plazhit, pranë Urës së Dajlanit, ku 40 vjeçari nga Mali i Zi Millan Kllikovac, kishte mbërritur një natë më parë në Durrës bashkë me një shokun e tij për pushime.

Rreth orës 6:00 të mëngjesit të sotëm ai kishte dalë për të konsumuar një kafe, pranë hotelit ku është plagosur me thikë nga persona të paidentifikuar.

Menjëherë i plagosuri është dërguar në spital nga miku i tij, i cili pas një ndërhyrje kirurgjikale, mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti banal por policia ka nisur hetimet për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Gazeta Start