Kryetari Cungu takon përfaqësuesit e Biznis Klub Ana e Malit

September 5, 2013   | Ekonomia / Ekonomija, Lajmet / Vijesti

Cungu-Biznis-klubi-Ana-malitKryetari i komunës së Ulqinit Nazif Cungu priti sot në takim përfaqësuesit e Biznis Klub Ana e Malit

Kryetari i komunës së Ulqinit Nazif Cungu priti sot në takim përfaqësuesit e Biznis Klub Ana e Malit me të cilët diskutuan lidhur kërkesat që ato kanë si dhe mundësinë e bashkpunimit në mes të BKA-së dhe komunës së Ulqinit për realizimin e projekteve konkrete me rëndësi për qytetaret tanë.
Kryetari i këtij klubi z.Kabil Kurti prezantoj para kryetarit Cungu idenë e ndërtimit të një qendre sportive në Anë të Malit, qender e cila do të përfshijë fushen e futbollit, fushen e tenisit, fushen basketbollit, sallen e ushtrimeve fizike e kështu me rradhë ku me këtë rast kërkoj mbështetjen e komunës së Ulqinit për realizimin e këtij projekti kaq të rëndesishem sportiv. Ai poashtu njoftoj kryetarin se për realizimin e këtij projekti mbështetje të veçantë ka shprehur edhe diaspora e komunës së Ulqinit.
Kryetari Cungu falenderoj Biznes Klub Ana e Malit për këtë iniciative por edhe për aktivitetin e deritanishem dhe u shpreh se komuna e Ulqinit do të mbështes fuqishem realizimin e një projekti të tillë në Anë të Malit. Duke qenë se janë në fazen e përpunimit plani hapsinor i komunës së Ulqinit dhe plani urbanistik për Kaderkollë, është mirë të përcaktohet lokacioni për ndertimin e kësaj qendre sportive në mënyrë që ky lokacion të trajtohet në këto dokumente planifikuese si zonë për rekreacion dhe sport u shpreh Cungu.
Të pranishmit diskutuan lidhur organizimin e dites së sheges ku këtë vit Komuna e Ulqinit do të jetë bashkorganizatore me BKA-n, diskutuan lidhur me kerkesat dhe nevojat në fushen e bujqësisë pasi mbrenda këtij muaji Ulqinin do ta vizitoj ministri i bujqësisë së Malit të Zi, poashtu diskutuan për bashpunim në çeshtje të tjera me rëndësi.

 

Opština Ulcinj / Komuna e Ulqinit
Tel: +382 30 412 050
Fax: +382 30 412 413
Adresa: Bul. Skenderbeu bb, 85360 Ulcinj, MNE