Arrestim në Ulqin për tentim vrasjeje
Policia e Ulqinit ka arrestuar shtetasin kosovar me inicialet Sh.H. nga Ferizaj, me qëndrim në Ulqin, për shkak të dyshimit se sot ka tentuar të vrasë pesë persona.
Nga Drejtoria e Policisë është kumtuar se përpunimi kriminalistik çon në dyshim se SH.H. rreth orës 1 pas mesnatës në restorantin “Stari ribar” në Ulqin nga një pushkë gjysmë automatike në drejtim të disa personave ka shtënë disa herë.
Në njoftim theksohet se është plagosur qytetari i Ulqinit me inicialët S.Z. dhe katër shtetas të Shqipërisë. Ngjarjes, siç dyshohet, i ka parapri një konfrontim verbal midis të dyshuarit dhe një personi tjetër, nga njëra anë dhe katër personave të plagosur nga Shqipëria nga ana tjetër, që ka ndodhur rreth mesnatës.
Dyshohet se SH.H. më pastaj ka dalë nga lokali dhe pas 15 minutash është kthyer dhe ka filluar të gjuaj nëpër drejtim të plagosurve menjëherë sa kishte hyrë në lokal, kurse më pastaj është arratisur.
Policia menjëherë e ka identifikuar të dyshuarin dhe e ka arrestuar pas 30 minutash. Sipas informatave paraprake, gjendja shëndetësore e të plagosurve është stabile, kanë thënë nga Policia.
TVCG





