Deklaratat e Danajt shkojnë në favor të pushtetit

September 6, 2013   | Lajmet / Vijesti, Politika

DRITANABAZOVICDeklaratat e politikanit nga Shqipëria, Koço Danaj, për projektin e Shqipërisë Natyrale i shkojnë në favor koalicionit në pushtet, i cili nuk dëshiron referendumin në të cilin banorët e Malësisë do të deklaroheshin nëse e duan komunën apo jo, konsideron deputeti i Malit të Zi Pozitiv, Dritan Abazoviq.

Danaj, bartësi i listës “Shqipëria Natyrale”, thotë se dëshira është  për të shfuqizuar vendimin e Konferencës së Londrës dhe të njohin aktin ligjor të 28 nëntorit 1912 kur është shpallur e pavarësisë së Shqipërisë në kufijtë e saj natyrore. Ai tha se ai është i sigurt mënjanimi i një padrejtësie të madhe historike që i është shkaktuar popullit shqiptar do ta stabilizojë dhe qetësojë rajonin si dhe ka shtuar se lëvizja e tij është paqësore. “Është e çuditshme se sa hapësirë po i jepet një njeriu i cili ka të drejtë të mendojë me kokë të vetë dhe të paraqes disa qëndrime, por qëndrimet e tij nuk kanë ndonjë përkrahje as në shtetin e tij amë, por as në shtetet tjera ku jeton populli shqiptar”, thotë Abazoviq.

TVCG