Festival MARUBI END SEASON FEST – Progami i Festivalit

September 6, 2013   | Turizmi / Turizam

Në kuadër të projektit Marubi – Nje model bashkepunimi per promovimin e turizmit mes Shkodres dhe Ulqinit, finansuar nga Bashkimi Evropian, Zyra për Bahskëpunim Ndërkombëtar dhe Projekte-Komuna e Ulqinit, organizon festival 3-ditor me emrin “Marubi End Season Fest”.

Festivali 3-ditor (20.09 – 22.09.2013) përmban program të begatshëm – një gërshetim i traditës, legjendave dhe modernes.
marubiulcinj
Dita e 1-rë gjegësisht Dita së Traditës, fillon me panair të ushqimeve tradicionale dhe suvenirëve (sheshi i robëve), me fillim në ora 19:00, pas së cilës do mbahet një program Kulturo-Artistik, muzikë klasiko-zbavitëse, burimore dhe  peformans folklorik-me fillim në ora 20:00 (Hapësira Brenda muzeut).

Vendi i mbajtjes: Sheshi i robëve dhe brendësia e Muzeut – Kalaja e Ulqinit.

Dita e 2-të, Dita e të rijnve, ju pret një performans Kitesurf dhe program deejay, me fillim prej ora 12:00, programi do zgjasë tërë ditën.

Vendi i mbajtjes: Plazhi i Madh.

Dita e 3-të, dita e legjendave, në program kemi interpretim koreografik të legjendave dhe këngë klasike.

Vendi i mbajtjes: Valdanos.

Në kuadër të festivalit gjithashtu do mbahet dhe një ekzpozitë Outdoor të fotografive të trashëgimisë Marubi, dhe fotografëve tjerë. Vendi i mbajtjes: Shetitorja pranë plazhit të Vogël.

Jeni të mirëseardhur!

Ulcinj.travel