Nika: askush nuk u bë profet në vendin e vet?!!
Kujt i nevoitet monopoli kulturor?!
Dihet se në botën shqiptare në përgjithsi , mendimi kritik rreth problemeve kulturore, zë e paraqitet tepër vonë , ose paraqitet tepër i instrumentalizuar nga cenzura politike ose autocenzura e informimit. Aktualisht, edhe problem I autocenzures , po duket se nuk është krejt i lehtë për tu zgjidhur. Duket paradoksale, por memdimi kritik intelektual që bëhej ndaj politikës, kur përfundoi, nuk përfshiu edhe segmentet e ndryshme kulturore , të cilat shquhen, për monopol kulturor.Sot për sot, është nevojë e ditës, të zhbëhet tendenca dhe ledhatimi i supeve, ndaj asaj që nuk është e nevojshme dhe që po bëjnë disa individë e qarqe meskine të kulturës shqiptare në Mal të Zi. Duke e ndier se ka ardhur koha të thyhet edhe monizmi kulturor, pas atij politik, këtu në Mal të Zi, kemi nisur, që kohë pas kohe ,me “oponentët” e kulturës, të zhvillojmë një kritikë, por , “pa qëllim të kritikës,”, veç se me qëllim të objektivitetit.
Çrarë thuhe në një libër?! ..Dhe tash po e shoh sa është sahati…?!!
Në një libër, për gazetarinë e lirë, emrin e autorit, nuk e mbaj mend, shkruan se, për njerëzit, veshët dhe syt, dijnë nga njëherë të jenë dëshmitarë, shumë të këqij, nëse arsyen nuk e kanë të përkushtuar .Në këtë thënie u binda edhe vetë me rastin e ndjekjes së takimit , me shkrimtarin, Mehmet Kraja, të mbajtur sivjet, në kuadër të Kalimerës Poetike, të organizuar nga ART CLUBI, në Ulqin. Duke qënë i zënë me obligime tjera, nuk patëm mundësi ta ndiqnim nga afër dhe për të qenë sa do pak të kyçur , vendosa që evenimentin, më të rëndësishëm kulturor të qytetit, ta ndjek përms medias. Ndërsa nisur, nga përvoja e mirë e informimit, rreth këtyre çështjeve që kërkojnë një informim specialistik e profesional, thjeshtë mendova që Koha Javore do të ishte zgjidhja më e mirë – Të paktën, deri tash kemi pasur një informim objektiv nga ana e saj.
Kërshërinë time, për mbrëmjen, e tërhiqte, mendimi se çfarë do të ketë thënë në mbrëmje poeti, Basri Çapriqi, për prozën e Mehmet Krajës , që ishte mysafir i Kalimerës Poetike në Ulqin. Para se të sqaroj shqetësimin, për të qenë i kuptueshëm, ndiej nvojën të arsyetoj , si më poshtë: Dihet se të dy këta artistë , i siguruan vetes famë me filozofinë e mendimit origjinal të vetin , gjë që , kryesisht, bazohet në etnopsikologjinë poetike dhe narrative popullore të Anës së Malit dhe të Krajës.. Kam përshtypjen, që ata , adhurues të poezisë së Çapriqit, që s’janë nga Ana e Malit, nuk mund ta kuptojnë, poezinë e tij, të kohës rinore për shembull, as atë më të thjeshtën“Sahat Kulla e Tivarit” që ka vetëm edhe një varg, i cili vazhdon: “ Tash po e shoh sa është sahati….”?!!! Ose gjithashtu, të tjerët, që nuk janë nga Kraja, nuk e kuptojnë drejtë ngarkesën emocionale që bartë filozofia shprehëse, e titullit të romanit, përshembull, “ Im atë e donte Hitlerin “.., të atij kranjani, që bie në Shkodër, dhe pa e ditur se përse, zgjedh fotografinë e Hitlerit për model…
Po shtojmë këtu, se për filozofinë e kritikës letrare, vlen një parim i cili thotë, që për tu bërë poet apo shkrimtar i madh është mirë të kesh fat, të te takojë, që të eksplorosh, i pari , në ” livadhin artistik ” të vendlindjes sate dhe të mbash mirë mend fëmijërinë tënde….. Kjo ishte edhe e veçanta e indit artistik te të dy artistëve tanë. Këta, ditën me mjeshtri ta ndërlidhin ate, me indin mbarkombëtar krijues. Por, duke i kaluar këta kufij , duket se ndihet nevoja e përkzhimit të dy autorëve edhe në gjuhë tjera të huja.
Krijuesit tjerë, shqiptarë nga Mali i Zi, si duket nuk e patën sensualitetin e mjeshtrisë së tyre, dhe mbetën në suazat loka pasi shprehitë poetike të figurës i bazonin kryesisht mbi përvojën e poetëve tjerëve, ose ndikoheshin në figurë nga këta dy artistë… Megjithatë nuk mendojmë, që këta dy artistë arritën t’i konsumojnë të gjitha lulet e livadhit dhe vend për të dale gjithashtu edhe poetë e shkrimtarë të zotë nga ky nënqiell me siguri që ekziston…
Por për çudinë time, gazetari, i Kohës Javore, me sa duket, as që i kishte shkuar në mendje, se çfarë mund të thojë një poet i këtyre anëve , për një shkrimtarë të këtyre anëve…, dhe ndoshta, mund të mos i ketë hetuar fare” livadhadhet për të cilët po shkruaj…” ?!!
Ai kësaj radhe, për lexuesit e Kohës Javore, e kish vlerësuar, po duket më të arsyeshme të sjellë një vështrim të Qazim Mujë, për Krajën….
U çudita edhe më shumë, kur pashë që në numrin e revistës i kishte dhënë hapësirë, më se të nevojshme, Nikollë Berishës, Anton Gojëçs etj…, por jo asaj që unë prisja…?! Shpresova dhe u vertetova, që shqetësimi i im nuk ka qenë i vetmi me këtë rast.. Kurse po rrëfej, që puna , në mua, kësaj here, nuk mbaroi me kaq…Çudia, u “përzie me zemrim dhe inat”, andaj edhe fillova të arsyetoj: përse, artistët e njëmentë i kanë frikë “provincat”, bashkë me “provincialistët”!!!
Ndoshta, pasi që ishim në kala , prehjen e gjeta, sërish në kala…?! Dhe kësaj radhe nga një zbulim i Ruzhdi Ushakut, për një proverb latin të skalitur, në një gur të Kalas së Ulqinit, me një latinishte të bastardhuar,ku thuhet: “Askush nuk u bë profet në vendin e vet”?! Ushaku gjithashtu, zbulon , se fjala e urtë , latine nuk duhet të jetë shkruar, nga një mjeshtër që zotëronte latinishten, por mesiguri nga dikush tjetër-mbase mjeshtër vendas shqiptar?! Thash me vete, historia në Kala po na u përsëritka…?!!! Jam kurioz, të dijë, athua që , edhe ky zbulim, i Ushakut të jetë i rastësishëm nga ai( mendojmë rreth gjuhës së shkrimit… apo mos t’i ketë ndodhur, pas ndonjë experience, aha …, të përjetuar në lëkurën e tij në provincë nga provincialistët….?! Kujtoj lexuesit e ndëruar, që diçka e tillë Ushakut, mund t’i ketë ngjarë nga provincialistët e politikës, këtu në Ulqin…
Para disa viteve, u hodh idea, me sa di unë, që nuk u miratua, nga Kuvendi i Ulqinit, që R. Ushaku, të shpallej qytetar nderi dhe për punën e tij të kompenzohej edhe materialisht….?!Kujtoj këtu, se po ky Kuvend(i Ulqinit), në kohën e komuinizmit, ka pasur shumë më tepër vesh për të dëgjuar sugjerimet e intelektualëve dhe bile i pat ndarë një truall ndërtimor aktorit të mirënjohur, Bekim Fehmiut…?!
Prandaj dua të pyes: A thua “kryemjeshtri”, që skaliti proverbin, mund të ketë qenë “ një kryemjeshtër” i nivelit të Ushakut, Krajës e Çapriqit…, me siguri që po!!! Kjo po duket është smunie patologjike provinciale e trashëguar…?!!
O Zot kur do të çlirohemi nga”Halimat” dhe “Selimat” e Nolit…?!!
Thuhet, se për të hetuar, ta zëmë madhështinë e lartësisë së një mali, pranë të cilit jemi ose gjindemi, është më mirë të largohemi nga ai, për ta shikuar se si zbulohet madhështia e tij , në raport me malet tjera , por si duket edhe kjo nga ndonjëherë nuk mjafton. Sepse shqisat mund të tradhëtojnë e atëherë e pat puna…
Rasti i malit Çapriqi , Ushaku e Kraja, e dëshmon këtë. Personat e përmendur,edhe pse mund të jenë ” të harruar “, nga Ulqini, ata, zbulohen e rizbulohen tash disa herë nga dy qendrat kulturore Prishtina e Tirana( e sidomos kur krijuesit tanë, zbulojnë e rizbulojnë instiktivisht nuancat e luleve të livadheve të veta- në fakt të livadheve tona).
Besohet se njëra nga teoritë e suksesit, është, që njeriu i sukseshëm, kurrë nuk bënë kompromis, me gjëra të pa ndershme dhe mbase , anashkalimi, I artistëve, mund të ketë ndodhë, pse jo edhe si rezultat i një atmosfere aspak të pëlqyeshme që bëjnë qarqet e caktuara ndaj personaliteteve të përmendura, të cilët janë parimor e që kjo pastaj edhe u kushton.
Po shtoj në fund se gjatë këtij viti, pati edhe anashkalime tjera, ndaj poetit, po veçoj këtu, anashkalimin nga organizatorët e simpoziumit Masakra e Tivarit, mbajtur në Ulqin, ku prap, Çapriqi nuk u ftua, edhe pse për masakër kishte krijuar një poezi antologjike?!! Ose u injorua totalish edhe nga fondi i pakicave…, mesiguri nga direktivat “e komisarëve të kominternës së partive simotra.. .” Veprimet e këtyre të fundit , as që të habisin, sepse fundi i fundit edhe një sjellje e tillë është pritur, nga komisarët e strehuar të jatakët e Fondt.. Për mua dihet që fondi dhe ata për rreth fondit, nuk kanë ndonjë meritum kulturor me kondicion që do të përcillte punën dhe veprimtarinë e akademikëve…?!
Kurse ne , për ta përfunduar vështrimin dhe për të relaksuar vetën, do mundohemi të sjellim në kujtesë, vargjet e Nolit, që nisin kështu:
Ti Halim që s’di këndim
je vezir për në arsim
Ti Selim që je kusar
Je vezir për në thesar….
Muhamet Nika






