Haxhi Ali Ulqinaku, detar i shquar shqiptar – Video

September 7, 2013   | Reportazh / Reportaža

Haxhi Ali UlqinakuHAXHI  ALIA   (1569 – 1625 )

 

DETAR I SHQUAR SHQIPTAR

Ulqini, nje qytet i vogël bregdetar në Veri të trojeve shqiptare, historikisht është dalluar si qytet detarësh të zot’. Ndër shekuj nga ky vend kanë dalë detarë të shquar e trima, që e bënë me famë detarinë shqiptare në Mesdhe, si Bego Boboti, Lika Ceni, Hysen Reizi, Haxhi Ali Ulqinaku, Ali Uruci, etj. Këta kapedanë, mjeshtërinë e detit dhe të betejave detare e mësuan vet duke u bazuar edhe në eksperiencën e paraardhësve të tyre, por ndër tá pati edhe si Haxhi Alia që u arsimua në Turqi, duke hyrë në histori si kapedan trim e i shkolluar. Ai u bë një mbrojtës i shquar i bregdetit shqiptar nga piratët e ndryshëm të kohës.

Sipas të dhënave, Ai u lind në vitin 1569 në Ulqin në një familje Kalabreze me origjine shqiptare. Në vitet 1587 – 1593, kreu shërbimin ushtarak në Forcat Detare Osmane, ndërsa në vitet 1594 – 1597, vazhdoi studimet në shkollën ushtarake të Detarisë në Stamboll.

Pas disa viteve shërbim në Flotën Detare Ushtarake të Perandorisë Osmane në Mesdhe; kohë të cilën kjo zonë rrihej kryq e tërthor nga anije venedikase, portugeze, spanjolle e franceze, të cilët populli i njihte me emrin “frëng”si dhe nga piratë të ndryshëm, Ai kthehet në brigjet shqiptare si një detar me përvoje dhe në vitet 1609 – 1624 pozicionohet me dy anijet e tij me vela, tip “Tartane” (1) në bregdetin e thyer jugor, duke zgjedhur si vend strehime të përshtatshme Gjiun e Vlorës, Gjiret e Shënkollit dhe Japrakës në Ishullin e Sazanit e sidomos një shpellë të madhe në skajin VP të Gadishullit të Karaburunit, që për lashtësinë e saj prej shekujsh quhej “Shpella e Ilirikut”.

Në këtë periudhë Haxhi Alia së bashku me të birin e tij, dhe me detarë të tjerë si Baba Sali Sallteku (nga Kruja) shpesh stre- hoeshin me veljerat e tyre në këtë shpellë dhe në momente të përshtatshme sulmonin anijet franceze e veneciane, që kërkonin (1) Lloj anijesh me vela të përdorura nga detarët shqiptarë në Shek. XVI-XVIII të zotëronin në këtë periudhë brigjet e Adriatikut dhe Jonit; si dhe piratë të tjerë, që u afroheshin brigjeve shqiptare. Duke bashkëpunuar me barinjtë vendas dhe kapedanët detarë himariotë të kësaj kohe në mbrojtje të interesave të tyre, Haxhiu u bë kështu një detar i shquar si dhe një pengesë për të huajt, që në emër të piraterisë luftonin këdo që mundohej t’i pengonte…

Përveç veprimeve të tij luftarake në Kanalin e Otrantos, sipas të dhënave të kohës, Ai lundronte me tartanet e tij të shpejta edhe deri në brigjet veriore të Afrikës, Misir (Egjypt) e Spanjë. Rreth viteve 1623 – 1624, në brigjet e Otrantos ai u ndesh me disa anije luftarake angleze dhe venedikase, të cilat kishin si qëllim eleminimin e të gjitha mjeteve lundruese rebele që vepronin në këtë zonë. Pavarësisht se ata ishin më të shumtë e më të fortë, Haxhiu u rezistoi; nuk e kapën dot rob. Kështu Ai u bë njeri me famë e ndërkohë edhe si një bamirës i shquar; shumë familje të varfëra në Tivar e Ulqin i bënin dasmat me ndihmën financiare të Haxhi Alisë…

Por me gjithë trimërinë dhe zotësinë e rrallë që pati në detari’, në verën e vitit 1625 fati e çoi të ndeshet përsëri me venecianët në Kanal të Otrantos, që ishin superior në mjete dhe forca. Në këto kushte të vështira Haxhi Alia me anijen e tij të shpejtë mundi ta çajë rrethimin dhe t’i afrohet kepit të Gjuhzës, i ndjekur hapa pas hapi nga kundërshtarët, deri tek vendi i quajtur “Maja e Frengut” mbi shpellë në Karaburun, ku edhe u vrasë bashku me të birin duke luftuar me shpatë në dorë…

Me dhimbje bashkëluftëtarët i varrosen trupat e tyre në Ishullin e Sazanit (2), duke i bërë nderimet e fundit këtij detari të shquar. Barinjtë e Dukatit e ndjenë për shumë kohë humbjen e tij, pasi kishin humbur “shpatën dhe mburojën” e brigjeve të tyre.

Shpella_e_Haxhi-Ali-Ulqinakut

Maja e Frengut mbi shpellë

Në vjeshtën e atij viti, në shenjë zie dhe respekti ata u hoqën zilet e këmborët bagëtive të tyre, gjë që ndodhte shumë rrallë në këto anë; vetëm për gjëma të mëdha. Heshtja mbuloi Karaburunin, por jo zemrat e tyre; edhe atje pas bagëtive i thurën shumë vargje, ndër të cilat disa kanë mbritur deri në shek. XX:

Haxhi Alia shehit (3) deti,

Shpat’ e tij Lule Xheneti… (4)

(2) Nuk ka të dhëna të sakta se ku mund t’i kenë varrosur në Sazan, por nëqoftëse është e saktë vrasja tek Maja e Frëngut, vendi më i afërt është Gjiu i Japrakës (JL), ndërsa më i përshtatëshmi është Gjiu i Shënkollit (VL). Në të dy gjiret mund të bregëzohen anije nëpër gurë

(3) Shehi’t (turqisht) – dëshmimtar, në rastin konkret DETAR I SHQUAR

(4) Lule xheneti – lule për në parajsë (që ka bërë vetëm të mira)

Kurse nga rilindasi Thimi Mitko, gjejmë të hulumtuara qysh në Shek. XIX vargjet e mëposhtme:

Haxhi Aliu me të birin,

Porsi mbreti me vezirin…

Ndërsa detarët durrsakë i këndonin:

Ke lingueta, ke Sazana,

Po luftojshin dy tartana

Aq emër mori ky detar me të bemat e tij në Jug të Shqipërisë sa që filluan ta hyjnizojnë. Nga pleqtë pranë vatrave e staneve Ai quhej “ujk deti”, ndërsa bashkëkohës të tij tregonin se Haxhi Alia për veten e vet shprehej: “Deti është shtëpia ime, pragu i kësaj shtëpie është bregu, dallgët e detit i kam jastëk për kokë; ato do të jenë edhe gurët e varrit tim…”

Ndërsa në një legjendë tjetër për Të’ thuhej kështu:

– Një pirat turk me origjinë afrikane nga Algjeria i dërgon një letër, ku ndër të tjera i thotë: “Arnaut! Hiqmu nga sytë! Hiqmu nga udhët e detit! Unë jam më i fortë se Ti, përndryshe do të ta rjep lekurën dhe do ta bëj pergamen për të shkruar në të’ syret e Kuranit…”

– Me të marrë letrën Haxhiu ju përgjigj kështu: “Kafkën tënde do ta bëj kokë për çibukun tim…” dhe u nis me anijen me vela drejt tij, u hodh në anijen e tij; vrau këdo që i doli përpara, kurse piratin turk e zuri të gjallë, ja preu veshin me gjithë vath; pastaj ate vath ja nguli në hundë dhe ashtu e tërhoqi zvarrë nëpër kuvertën e anijes…

Kështu legjendat, historitë e pafundme per të’, ndihma e madhe që Ai kishte dhënë në Jug të Shqipërisë, bëri që emri i tij të përjetësohet, duke emërtuar shpellën më të madhe detare në vendin tonë, të cilën ai e kishte patur si vend strehimin e tij, dalëngadalë nga shpella e Ilirikut në “Shpella e Haxhi Alisë”.

Për vite e shekuj thuhet se shumë kapitenë turq e shqiptarë, kur kalonin në kanalin Jugor përballë shpellësnpërshëndesnin me sirenë dhe hidhnin në det pak bukë e një shishe me vaj ulliri për shpirt të këtij detari të shquar…

Ndërkohë që në gjithë Shqipërinë në shenjë kujtimi këndohej:

Aferim burr’ i trimërisë,

Rahmet xhan’ i Haxhi Alisë

Ndërsa në Tetor 1962 detarët shqiptarë (pjesëtarë të marinës luftarake) i ngritën një bust brenda repartit, përballë hyrjes në portin e Ishullit të Sazanit (5); duke e konsideruar kështu si një shëmbulltyrë të detarisë së vjetër shqiptare…
Porti në verilindje të Sazanit ose Gjiu i Shënkollit

Porti në verilindje të Sazanit ose Gjiu i Shënkollit, ku detaret shqiptarë vendosën bustin e Haxhi Alisë

Busti u hoq pa asnjë arsye në vitin 1974 – 1975

Shpella_e_Haxhi-Ali-Ulqinakut-1

SHPELLA E HAXHI ALISË ( ILIRIKUT )

 

Shpella e Ilirikut ose Shpella e Haxhi Alise, e quajtur keshtu pas vrasjes se tij ne gjysmen e pare te Shek. XVIIte, ndodhet ne skajin VP te Gadishullit te Karaburunit, shume afer Kepit te Gjuhzes, ne koordinatat:

Gjatesi Gjeografike: 019⁰ 18’ VERI

Gjeresi Gjeografike: 40⁰ 34’ LINDJE

Ajo eshte me e madhja e ketij lloji me perberje karstike ne bregdetin shqiptar. E pa mundur per t’u futur nga toka; me hyrje vetem nga deti, kjo shpelle mund te jete formuar nga keputje tektonike, dukuri e cila cfaqet me nje renie te menjehershme te lartesise nga 30 m deri ne 10 m. Ajo mund te jete formuar gjithashtu edhe nga veprimtaria grryese e dallgeve te detit dhe ujrave nentokesore. Ne kete zone verehet nje coptim vertikal i theksuar me forma karstike e abrozive, ku nuk behet fjale per fenomenin e shtresezimit, ndersa formacionet gelqerore me fosile te flores dhe faunes shihen kudo.

SHPELLA E KARABURUNIT E PIRATIT ULQINAK

Ne hyrje te shpelles thellesia e detit arrin ne 15 m, kurse ne brendesi thellesia me e vogel arrin 10.4 m; gjeresia e saj eshte rreth 12 m kurse ne hyrje 10 – 15 m. Pasi futesh brenda ne hyrje majtas perballesh me disa masive guresh te rrezuar, qe veshti-resojne hyrjen me anije te permasave mbi 25 m te gjata. Me pastaj, po ne te majte te del nje shpelle me drejtim VP-JL e me lartesi rreth 18 m, gjatesi 30 m dhe me nje kube’ rreth 60 m, qe te kujton nje katedrale gotike plot akustike. Faqet e brendeshme jane plot me fole pellumbash te eger, ndersa fundi i shpelles eshte ne formen e nje liqeni te vogel ne forme eliptike me ngjyre blu. Ne brendesi te saj ne thellesine rreth 1.5 m haset nje rryme me uje te embel shume e ftohte me prurje rreth 800 lit/sekonde, gje e cila verehet edhe nga reagimi i menjehershem i peshqeve kur bien ne kontakt me kete rryme. Nje pjese e shpelles ka shenja bloze, si gjurme e zjarreve te ndezur nder vite e shekuj…
Shpella_e_Haxhi-Ali-Ulqinakut-2

 

Shpella e Haxhi Alise

Foto ne brendesi te shpelles

 

Nga zhytjet e ndryshme qe jane bere nga polumbare, jane zbuluar relike te vjetra si amfora te Shek. II p.K. si dhe nje spirance e Shek. XX. Nje shpelle me permasa te tilla; shume e mbrojtur nga ererat e forta te J dhe JP si dhe ne nje vend shume te avancuar, ne hyrje te Kanalit te Orantos, eshte perdorur gjithmon si vendstrehim dhe pikenisje nga detare te ndryshem, ndermjet te cileve edhe detari i shquar ulqinakas Haxhi Alia, emer te cilin mban edhe sot.

SHENIM: Per pergatitjen e materialit jane shfrytezuar dokumenta te Muzeut Historik VLORE, te dhena nga interneti si dhe thenie te oficereve qe kane sherbyer nder vite ne Ishullin e Sazanit.

 

Nga Neki Lameborshi (Oficer Marine)

Radhime Vlorë