Cungu takohet me ministrin e arsimit dhe sportit Sllavoljub Stijepoviq
Vizita e ministrit te arsimit dhe sportit Slavolub Stjepoviq
Kryetari i Komunës së Ulqinit Nazif Cungu ka pasur sot një takim pune me ministrin e arsimit dhe sportit Sllavoljub Stijepoviq dhe bashkëpunëtorët e tij. Qëllimi i takimit të sotëm është avancimi i sistemit të arsimit në Komunën e Ulqinit si dhe zgjidhja e problemeve aktuale në sistemin e arsimit në qytetin tonë.
Kryetari Cungu para takimit me ministrin Stijepoviq ka mbajtur një takim me drejtorët e të gjitha shkollave në Komunën e Ulqinit ku është bërë përmbledhja e problemeve me të cilët ballafaqohen çdo ditë si dhe nevojat e tyre e që të gjitha i ka paraqitur në takimin me ministrin.
Përmirësimi i infrastrukturës në shkolla mbetet një prej çështjeve më të rëndësishme në takim. Meremetimi i pullazit të shkollës “Marshal Tito” është problem i cili nuk mund të shtyhet e për këtë arsye është rënë dakord që me aktivitetet parandaluese të fillohet menjëherë. Investime më të mëdha janë parashikuar tashmë për vitin e ardshëm, kur në kuadër të projektit Efikasiteti energjetik në këtë shkollë do të investohen mbi 200 mijë Euro nga ana e KWF Bankës. Mungesa e kapaciteteve të shkollës së mesme mbetet gjithashtu problem i madh e për këtë arsye me Planin detal urbanistik për Fushën e Ulqinit i cili tashmëështë miratuar në atë lokacion është paraparë ndërtimi i objektit të ri shkolor i cili do të projektohet në baz të nevojave reale në Ulqin. Ështërënë dakort që me punimin e projektit ideor për këtë objekt të fillohet menjëherë ndërsa fillimi i realizimit, procedura tenderike për punimin e projektit kryesor, është paraparë në vitin 2014.
Ndërtimi i shkollës në Sukubinë është gjithashtu një pikë e rëndësishme e shqyrtuar në këtë takim. Pra, në bazë të një marrëveshjeje ekziatuese, projekti për ndërtimin e shkollës tashmë ka përfunduar dhe do të financohet bashkarisht nga ana e Komunës së Ulqinit, Ministrisë së arsimit dhe diasporës. Komuna e ka përfunduar revizionin e projektit i cili është dorëzuar në ministri dhe realizimi i tij do të fillojë shumë shpejt. Në takim ka marrë pjesë edhe përfaqësuesi i diasporës z. Cafo Boga.
Për çështjen e pronësisë në shkollën e vjetër “Bedri Elezaga” në Katërkollë në të cilin lokacion është propozuar ndërtimi i muzeut gjithashtu është propozuar një zgjidhje që mbetet të shqyrtohet.
Temë e rëndësishme e takimit ka qenë edhe mungesa e librave në gjuhën shqipe si dhe problemet e tjerë që ndikojnë në cilësinë e mësimit.
Pas takimit ka pasuar vizita e shkollave në Sukubinë dhe Katërkollë.





