Abazoviq: Kapitujt 23 dhe 24, kusht për fillimin e bisedimeve me UE
Me miratimin e amendamenteve Kushtetuese, parlamenti ka tentuar të kontribuoj hapjen e kapitujve 23 dhe 24, kurse tani institucionet tjera shtetërore duhet të zbatojnë ligjet, prej nga do të varet fillimi i bisedimeve me UE, kanë vlerësuar nga Mali i Zi Pozitiv. Deputeti i kësaj partie, Dritan Abazoviq, ka rikujtuar se siç është paralajmëruar, procesi i bisedimeve do të fillojë me hapjen e kapitujve 23 dhe 24.
Ai, po ashtu ka vlerësuar se kapitujt që janë hapur dhe mbyllur deri më tani, nuk kanë peshë të madhe politike, duke shtuar se Malin e Zi e pret punë e madhe deri në fund të vitit dhe nëse nuk arrin, kjo do të jetë mos sukses i qeverisë e jo kurrsesi i parlamentit i cili ka tentuar të jap kontribut të rëndësishëm në këtë drejtim, ka thënë Abazoviq.
TVCG





