Fatmir Gjeka takon kreun e BDI Ali Ahmeti

September 11, 2013   | Lajmet / Vijesti, Rajoni / Region

Fatmir Gjeka-Ali AhmetiFatmir  Gjeka  pritet  nga  Ali  Ahmeti

Tetovë,11 shtator 2013- Kryetari i Partisë Demokratike me seli në një Ulqin, z. Fatmir Gjeka po qendron në Maqedoni.Ai me këtë rast është takuar me kryetarin e BDI-së,z. Ali Ahmeti.Dy liderët kanë folur mbi pozitën   e shqiptarëve  në  dy vendet respektive.Z. Ahmeti dhe mysafiri i tij, z. Fatmir Gjeka kanë konstatuar  se shqiptarët  kanë treguar një pjekuri politike dhe civilizuese,duke u përcaktuar për integrime evropiane dhe evroatlantike.

Dy bashkëbiseduesit  konstatuan se përcarjet dhe politizimet dëmtojnë drejtpërdrejt radiuesin politik,por edhe popullin shqiptar qoftë në Maqedoni apo në Malin e Zi.
Fatmir Gjeka-Ali Ahmeti-1

Në këtë frymë, dy  liderët  shqiptarë e shohin me shumë rëndësi bashkëpunimin mes veti,si dy parti nacionale shqiptare në pushtet në Mal  të  Zi,përkatësisht në Maqedoni,shkëmbimin e përvojave në  qeverisjet qendrore dhe ato lokale.

Kryetari i PD, z. Fatmir Gjeka i bëri ftesë mikpritësit të tij,z. Ali Ahmeti,kryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim që në nje të ardhme të  afër të vizitojë Malin e Zi, që u pranua me shumë dashamirësi.

Shërbimi për informim i PD-së

 Legjenda: Ahmeti pret Gjekën në selinë e BDI-së në Tetovë