Cungu mbajti takimin e fundit të grupit kordinues për përcjelljen e sezonës turistike 2013

September 12, 2013   | Ekonomia / Ekonomija, Lajmet / Vijesti

Cungu takimi funditU mbajt takimi i fundit i grupit kordinues për përcjelljen e sezonës turistike 2013

Kryetari i komunës së Ulqinit z.Nazif Cungu mbajti sot takimin e fundit të grupit kordinues për përcjelljen e sezonës turistike 2013 ku përveç përfaqësuesve të komunës morën pjesë përfaqësues të organizatës turistike të Ulqinit, përfaqësues të ndërmarrjes publike për veprimtari komunale, ndërmarrjes për ujësjellës dhe kanalizime, shërbimit të mbrojtjes, policisë së Ulqinit, elekrtodistribucionit si dhe përfaqësues të mediave.

Cungu takimi fundit-1
Në fjalen e tijë kryetari Cungu shprehu falenderime për të gjithë pjestaret e këtij grupi kordinues të cilët dhanë kontributin e tyre në mbarvajtjen e kësja sezone turistike. Institucionet relevante, qofshin ato lokale apo qendrore janë angazhuar maksimalisht në përmbushje të misionit të tyre gjatë kësaj sezone turistike dhe si rezultat sezona e sivjetshme ka qenë një nga sezonat më të begata në komunen e Ulqinit dhe mbi të gjitha edhe më e sigurta për musafirët tanë u shpreh Cungu.
Ai bëri një përmbledhje të shkurtër të aktiviteteve të ndrëmarra për gjatë këtij viti për pregaditjen dhe promovimin e këtsaj sezone ku veçoj prezantimin e ofertës turistike në panaire të ndryshme siç është ai i Bratislavës, Beogradit, Pragë, Budimpestit, Berlinit, Moskës, Prishtinës, Sarajevës e të tjerë, organizimin e aktiviteteve të ndryshme kulturore dhe promovuese si Manifestimi Të Gjithë për Turizem, Motoriada, Pranvera në Anë të Malit, garat në Kite Surf, Southern Soul Festival, Old Timer Fest,Skena Verore, Panairi i Librit, Mis Ulqini e të tjerë, si dhe investimet të ndryshme në fushen e infrastrukturës në këtë qytet.

Cungu takimi fundit-2
Përfaqësuesit e institucioneve prezent në këtë takim bënë një prezantim përmbledhes të punës dhe aktiviteteve të tyre gjatë kësaj sezone, ku këto si dhe të dhëna nga institucione të tjera do të përmbledhen një një raport të integruar për sezonen turistike 2013.
Të pranishmit ranë dakord që nga sot duhet të fillojnë pregaditjet për sezonen e ardhshme turistike duke bërë kështu që sezona e ardhshem të jetë një sezonë edhe më e begatë.

Opština Ulcinj / Komuna e Ulqinit
Tel: +382 30 412 050
Fax: +382 30 412 413
Adresa: Bul. Skenderbeu bb, 85360 Ulcinj, MNE