Ja si i solla nuset nga Shqipëria të martohen në Serbi

September 13, 2013   | Reportazh / Reportaža

nuset nga Shqipëria ne serbiTekniku i veterinarisë, Vojislav Palija asnjëherë nuk e kishte menduar se do të ketë sukses për “punën” që e bën, edhe atë me plot sukses.
Deri tani ai ka sjellë pesë vajza që të martohen, ndërsa ai tashmë ka ftesa nga të gjitha anët e Serbisë nga djem të pamartuar.

“Ka filluar rastësisht, çdo ditë po shioj se si nëpër fshatra djemt e ri po largohen, ata që kanë mbetur, nuk po mund të martohen, andaj thash, pse të mos i ndihmoj” ka thënë Vojislavi.

Me miqtë e mir, nga Bari në Mal të Zi, që ka kompani për ndërmjetësim, ka “shpikur” një mënyrë se si të martoj të rinjët potencial nga Podgorica dhe të gjej zgjidhje – në Shqipëri!.

E para që arriti ishte Afërdita në Vrbiq, komuna Krupanj. Ajo tashmë ka lindur dhe fëmij. Pas saj, pas disa muajsh, ka ardh Gita nga Shkodra në Pecke, komuna e Oseçinës. Pastaj erdhi Merita në Drenajiq, në afërsi të Valevës. Në fund të muajit gusht, pas disa ditësh, arritri edhe Ena nga Shkodra dhe Ina nga Lezha, në komunën e Valevës.

“Tashmë kanë dëgjuar e tërë Serbia. Ja, nga Surdulica në jug të Serbisë janë paraqitur tre persona. Kam telefonata nga e tërë Shumadia dhe Kollubara.

Presheva.com