Princ Leka ne Ulqin me Princ Nikolli’n

September 13, 2013   | Anketë / Anketa

Princ Leka ne UlqinAta u priten në kabinetin e kryetarit Cungu ku u diskutua për çeshtje të ndryshme si dhe për mundësin e bashkpunimit në fusha konkrete në mes të dy familjeve mbretrore dhe komunës së Ulqinit.

Me ftesë të kryetarit të komunës së Ulqini z.Nazif Cungu me rastin e hapjes së edicionit të 13-të të panairit të librit, në Ulqin ishin të pranishem Princ Nikolla Petroviq nga familja mbretrore malazeze dhe Princ Leka II nga familja mbretrore shqiptare.

Ata u priten në kabinetin e kryetarit Cungu ku u diskutua për çeshtje të ndryshme si dhe për mundësin e bashkpunimit në fusha konkrete në mes të dy familjeve mbretrore dhe komunës së Ulqinit.

Kryetari Cungu pas një prezantimi të shkurter për qytetin e Ulqinit, u shpreh se ky takim përçon mesazhet më të mira të një realiteti të ri demokratik, me ç’rast i falenderoj këto dy familje për kontributin e dhënë në këtë drejtim.

Yllpress