Beqiraj duke ribotuar “Malli per Ulqinin ne Kenge”- Video

September 14, 2013   | Kulturë / Kultura

Zyhni BeqirajTe nderuar miqte e mi.
Jam duke punuar per te ribotuar librin tim “Malli per Ulqinin ne Kenge”. Nepermjet ketij ribotimi dua ta risjell librin me te plote para lexuesit ketu ne Durres, ne Ulqin, pse jo e me gjere nese do te mundem.
Libri do te plotesohet edhe me pese kenge te tjera me tematike e motive ulqinake , si “Kang’ per Cafo Beg Ulqinin”, “Kalaja Ulqinit” etj. Libri i ri botuar do te permbaje edhe me shume ngjarje, jeteshkrime per ulqinake me kontribute te vecanta, kujtime jetesore ne marredhenie etj, etj, si edhe disa kendveshtrime, vleresime, interpretime dhe trajtime te miat per disa dukuri, sjellje, marredheniet e jetuara etj, etj .
Nje nga keto do jete ajo per te cilen do te shkruaj e qe une kam preferuar qe ta emertoj : ” Patriotizmi Ulqinak”!
Une kam shkruar duke zgjeruar kete sentence:
” Ulqinaket ne Durres treguan edhe nje ane tjeter te personalitetit e te karakterit te tyre, patriotizmin e tyre, patriotizmin ulqinak, i trasheguar dhe i shprehur si edhukim e bindje, qendrim e veprim teresor nepermjet dashurise per vendin, identitetin kombetar, familjen dhe punen, si dhe moralin e tyre ne nje shkalle te larte ndershmerie.!”
Uroj qe te kem zgjedhur dhe te kem percaktuar gjithcka sic duhet.

Zyhni Beqiraj Facebook