Cungu takon ambasadorin austriak z.Martin Pammer

September 16, 2013   | Lajmet / Vijesti, Politika

Nazif-Cungu-Martin-PammerKryetari Cungu priti në takim ambasadorin austriak z.Martin Pammer

Kryetari i komunës së Ulqinit Nazif Cungu zhvilloj sot takimin e lamtumirës me ambasadorin e Austrisë në Mal të Zi z.Martin Pammer me rastin e përfundimit të misionit të tijë diplomatik.
Z. Cungu pasi vlersoi si shumë të mira madhëniet dypalëshe në fusha të ndryshme ndërmjet Malit të Zi dhe Austrisë, ambasadorit Pammer i shprehu mirënjohje për punen dhe angazhimin e tij në sherbim të rritjes së mëtutjeshëm të këtyre marrëdhënieve .

Nazif-Cungu-Martin-Pammer-1
Ambasadori Pammer falenderoj zotin Cungu për takimin e rezervuar, ku duke vlersuar bashkupimin e deritanishem të komunës së Ulqinit me ambasaden austriake në Mal të Zi shprehu dëshiren e thellimit të këtij bashkpunimi në fusha të ndryshme.
Kryetari Cungu ndër të tjera theksoj mundësinë e bashkpunimit në fushen e arsimit, konkretisht përmes sigurimit të ndonjë burse për nxenësit tanë për të studiuar në universitetet austriake, poashtu edhe në fushen e kulturës si dhe atë të ekonomisë.
Ambasadori austriak u shpreh i bindur se do të ketë rastin ti përcjell më nga afer zhvillimet që do të ndodhin si në Mal të Zi ashtu edhe në Ulqin, poashtu edhe mundësin për të dhënë kontributin e tij personal pasi që nga muaji tetor i këtij viti do të filloj me mision diplomatik në ambasaden austriake në Bosne e Hercegovinë.

Opština Ulcinj / Komuna e Ulqinit
Tel: +382 30 412 050
Fax: +382 30 412 413
Adresa: Bul. Skenderbeu bb, 85360 Ulcinj, MNE