Filip Vujanoviq ne samitin rajonal ne Durrës

September 16, 2013   | Bota

Konferenca_1-VUJANOVICPresidenti i Malit të Zi Filip Vujanoviq merr pjesë  në samitin e pestë rajonal të presidentëve të Malit të Zi, Maqedonisë, Shqipërisë dhe Kosovës, që mbahet në Durrës,  në Shqipëri.

Për dy ditë të zhvillimit të takimit, presidentët do të kenë temë themelore të shqyrtimit “Përqasje për shfrytëzimin praktik të mundësive për bashkëpunim rajonal më efikas”. Takimi synon që të gjejë dhe shfrytëzojë më tej fushat me interes të përbashkët që afrojnë forcimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, nxitjen e bashkëpunimit rajonal si dhe udhën drejt integrimeve të plota euroatlantike të të gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor. Të katër shtetet dhe presidentët besojnë se ky bashkëpunim është mekanizëm thelbësor që ndikon pozitivisht në përmbushjen e aspiratës se përbashkët eurointegruese të vendeve fqinje. Samitet paraprake rajonale të shefave të shteteve në fjalë kanë afirmuar orientimin e të gjitha vendeve për dialog si në pikëshikim rajonal, ashtu dhe më gjerë, si dhe forcimin e partneriteteve ekonomike, thuhet në kumtesën nga kabineti i Vujanoviqit.

TVCG