Nazif Cungu, me 30 milionë euro një nga politikanët më të pasur në Mal të Zi

September 16, 2013   | Opinione

nazif cunguKryetari i komunës së Ulqinit në Mal të Zi, shqiptari Nazif Cungu është një nga politikanët më të pasur mes e 21 kryetarëve të komunave që ka vendi fqinj. Komisioni për Përcaktimin e Konfliktit të Interesit në Podgoricë ka publikuar të dhënat e pasurisë së zyrtarëve vendorë, ku Cungu rezulton me një pasuri prej 30 milionë euro. Kryetari i Komunës së Ulqinit është pronar i firmës “Cungu & Co” që ka mbi 150 të punësuar në 10 qytete në Malit të Zi. Kompania është shpallë 3 herë biznesi më i mirë në Mal të Zi. Në vend të parë është renditur kryetari i komunës së Podgoricës Miomir Mugosha.

Paga e tij mujore si zyrtar është 1230 euro, ndërsa të ardhura vjetore nga biznesi 287 mijë euro në vit. Pjesa më e madhe e tij është pasuri në prona të paluajtshme. Cungu cilësohet si një nga politikanët shqiptar më me ndikim në Mal të Zi.

Burimi: Almakos