Nika: Ministria nuk financon më këshillin nacional shqiptar?!!

September 17, 2013   | Lajmet / Vijesti, Shtypi / Mediji

MUHAMET NIKA _KRYETARI I KUVENDIT TË KOMUNES SE ULQINITShkruan :Muhamet Nika

MINISTRIA NUK FINANCON MË KËSHILLIN NACIONAL SHQIPTAR?!!

Diku larg  pas viteve 2007, në kohën kur  ish-kryetari i Komunës së Ulqinit,  i ndieri, Fuad Nimani, u bë ministër i popujve pakicë, po duket   u përkujdes më të madhe që të formohej Këshilli Nacional i Shqiptarëve si subjekt këshillëdhënës. Kjo u arrit në saje të  përkrahjes së  elektorëve që vinin, nga subjekti i Ld-së dhe  të  UDSH-së. Subjektet tjera , shqiptare, në atë kohë ose  ishin të pa organizuara  ose të pa informuara sa duhet,  me çështjen e formimit të këshillit. Dhe kështu, i takoi, që bashkëpunëtor  i parë i  Nimanit ,nga  këshilli të bëhej, zotri, Tahir Tahiri, që  vinte nga radhët e Lidhjes Demokratike në Mal të Zi, dhe njëkohësisht ishte , ish- nënkryetar i komunës së Ulqinit.

Motivet të cilat e shtyn Nimanin , të përkrah, kandidatin e Lidhjes, me elektorët e vet, me siguri , ishin taktike, nga se me këtë veprim, i binte që edhe  Lidhja ta pranojë publikisht në heshtje, ministrinë përkatëse, si dhe të ndryshojë programin e vet  partiak dhe t’i bëjë shërbim ish nënkryetarit të tij, z Tahirit, që  të mos bredhë rrugëve, pas disfatës , që pësoi si kandidat për kryetar të Komunës së Ulqinit , nga radhët e Ld-së.

Duhet shtuar se në këtë kohë, askujt nuk i  shkoi  në mendje, se këshillit, do t‘i lejohej, t’i shkelë të gjitha afatet për mbajtjen e kuvendit të vet zgjedhor, dhe se ministria përkatëse, do të lejonte pinjollët e Lidhjes, në këshill, të mos mbajnë  fare , kuvendet  zgjedhore brenda afatit.

Duhet shtuar se më herët, Lidhja, si  subjekt nuk pajtohej me këshillin e përmendur,  duke thënë se ai, duhet të jetë jo vetëm këshillëdhënës , por duhej të kishte edhe  karakter ekzekutiv…?!! Ky subjekt, thjesht, në heshtje, po çonte dorë prej programit të saj, rreth ministrisë dhe këshillit…, kurse edhe kryetari i saj, z. Ferat Dinosha, i cili, ishte edhe

arkitekt i këtij projekti, edhe pse në fillim e kontestoi, konstituimin e këshillit , më pas , në heshtje, shohim se  edhe ai u pajtua me këtë kompromis,  që bënë nga prapavija LD në MZ dhe UDSH  rreth  këshillit.

Praktika, dëshmoi, që formimi i këshillit, dhe i fondit, nga ministria, ishte” punë me mend”, sepse u bë promotor, i financimit po dhe i “keqpërdorimit”, të mjeteve, në llogari   të militantëve partiakë. Çuditërisht  hetohet që  puna e këshillit,pasta ministrisë përkatëse dhe e fondit të pakicave,  të cilat , në vete paraqesin një sistem kompakt , asnjëherë nuk ishte në shënjestër të njëmendtë të opinionit gazetaresk, përveç ndonjë përjashtimi margjinal. Aktualisht , problemet u  heshtën nga media….?!!! Po përse ndodhi  kjo me Këshillin Nacional Shqiptar?

KËSHILLI NACIONAL I SHQIPTARËVE NË MALIN E ZI-,KËSHILLI NACIONAL I SHQIPTARËVE NË MALIN E ZI, NACIONALNI SAVJET ALBANACA U CRNOJ GORI, ALBANIAN  NATIONAL COUNCIL IN MONTENEGRO,

 NETËT BIZANTINE NË INFORMIM…?!!

Në vendet ku sundoi diktatura komuniste dhe praktika e “ Netëve Bizantine”, njeriu i thjeshtë i  yni, në  logjiken e vet ,ende  po duket se   vuan  pasojat e lisë komuniste, si  dhe terrin e netëve bizantine. Ai në çdo veprim e sjellje të arsyes së vet,  po edhe në konceptin e lirisë së informimit me opinionin e tij del shumë i cunguar , konformist dhe i pa organizuar për të mirë. . Bile shpesh herë,  ai ,  në mënyrë të pavetëdijshme , është në rrezik të përhershëm të solidarizohet me të keqën, duke i shërbyer asaj dhe duke e  ndihmuar edhe përmes mjeteve të   informimit të institucioneve publike e private. Në këso situatash ai, hetohet , se kolektivisht,  vuan sëmundjen  e tepricës së  lirisë, për të cilën do të duhej , tu kundërvihet  autoriteteve gllabëruese   institucionnale.  Fromi ,opinionet e tilla të mjedisit tonë,  i cilëson si komunitete , që  shquhen për tepricë lirie… Ai cek, se  individë të ndryshëm , nuk dinë çfarë të bëjnë me tepricën e lirisë, duke  anuar , nga çuar ja dorë  prej saj?!! Ndërsa, tentativën e mendimit intelektual, për tu çliruar nga gjendjet e tilla në këso situatash, Niçe , në “Mizat e tregut”, i

cilëson si të pa kuptimta dhe të panevojshme…Ai,  me sarkazmin e tij,duke e udhëzuar mikun e vet, me fjalët: ”që nuk të ka hije ty or mik , të rrosh shumë pran  xhuxhëve dhe të  përzësh  mizat e  tregut…?!!!” Thotë , se “ ata , janë shumë dhe mund të te pickojnë…, andaj arratisu larg  tyre….?!!” Po a jemi ne duke jetuar stade të tilla të  cilat shquhen për auto censurë që shoqëron mendimin  intelektual edhe atë  të  gazetarisë ,për momentin, themi me siguri që po?!

Përse u hesht çështja e mos financimit të Këshillit Nacional Shqiptar në Mal të Zi?! Është e vërtetë se këshilli nacional, me politikën e vet, duke ndikuar në ndarjen e njëanshme të mjete,   pati sukses ,” të zbus” dhe deri diku të kanalizojë edhe mendimin intelektual krijues, duke financuar projektet  që meritonin, por edhe projektet kontestuese. Njerëzit , nuk u binin në qafë, institucioneve të tilla, ndërsa ata që e kundërshtuan për herë të parë, ndarjen jo ligjore të mjeteve, si rasti i Shoqatës Buzuku., e cila u ankua , duke fituar  çështjen me gjyq, shërbeu si rast, për sektorin jo qeveritar malazias, për të zbuluar, me revizion, keqpërdorimet  e bëra.

Problemi  nga shqiptarët, u hesht, dhe intelektualët shqiptarë me gazetarët ,aktualisht, po duke se ranë në nivelin e viteve  të 40-ta, të kohës së italianëve…. Thuhet se  shqiptarët, për arsye që dihet , patën filluar, në këtë kohë, që edhe bukës t’i thonë pane …Kurse Fishta, për këtë veprim, shkruante: “ N’daç thuaj buk e n’daç thuaj pane/ veç pa te njerëzit mos t’ mlane..”.  Me këtë nuk dëshirojmë të nxjerrim në pah , mungesën e guximit gazetaresk, për një gazetari  hulumtuese, por dëshirojmë të potencojmë se deri te ajo , nuk mund të arrihet pa formimin e mbrojtjes  përkatëse. Kjo amulli , që shquante shqiptarët, kish përfshirë të gjithë këshillat e popujve pakicë, të cilët, me sjelljet e  udhë heqjes së vet , kishin dalë jashtë kontrollit  institucional.

Si duket, serbët, duke qenë të pakënaqur, me statusin e  tyre si popull pakicë ,që preferonte këshilli i tyre ekzistues, sipas ” një taktike zgjedhore”, shfrytëzuan rastin , që të delegonin, një numër tepër të madh të elektorëve, për në kuvendin zgjedhor të këshillit, dhe  të cilin, pastaj e sabotuan , duke mos shkuar në mbledhje për të penguar  kështu kuorumin…Në këtë situatë, ministria, si mbikëqyrëse ,  konstatoi shpërbërjen e Këshillit   Nacional Serb, dhe në të njëjtën kohë   ndaloi financimin e Këshillit Nacional Shqiptar, sepse nuk kish pasur sukses të mbaj kuvendin zgjedhor.

Ky akt i ministrisë u përshëndet nga një grup i elektorëve shqiptarë me motiv se ky hap është dashur të bëhet kaherë dhe që ministria është duke lejuar të palejueshmen,andaj nëse vazhdohet me këtë ritëm, kanë për të njoftuar opinionin e brendshëm dhe të jashtëm,rreth cenimit  të  së drejtës për të qenë i zgjedhur.

Shikuar sipas praktikës juridike, të gjithë elektorët ekzistues, bashkë me kryetarin e këshillit, për këtë shkelje të afatit zgjedhor,  nënkupton  në vetvete, se ata e kanë humbur të drejtën e zgjedhjes. Është interesant, fakti , që vetë këshilli dhe subjektet politike shqiptare po e heshtin çështjen , thua se çdo gjë është në rregull…Ndërsa , nuk e dinë se taktika e sabotimit, mund të çojë të shpërbërja e këshillit sipas metodës që praktikuan elektorët serb me këshillin e vet. Shpata e Demokleut u rri mbi kokë.