Cungu takon përfaqësuesit e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës

September 20, 2013   | Lajmet / Vijesti, Rajoni / Region

Cungu-Sindikatet e kosovesKryetari Cungu priti në takim përfaqësuesit e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës

Kryetari i komunës së Ulqinit Nazif Cungu priti sot në takim përfaqësuesit e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës të cilët janë duke qendruar në Ulqin në kuadër të një projekti për thellimin e bashkupnimit me sindikatat e Malit të Zi.
Kryetari Cungu i falenderoj të pranishmit për viziten që i bënë qytetit të Ulqinit,e njëherit vlersoj si shumë pozitiv projektin dhe iniciativen për shkëmbimin e përvojave dhe thellimin e bashkpunimit në mes të sindikatave të Kosovës me ato të Malit të Zi.

Pasi bëri një prezantim të qytetit si dhe një prezantim të punës dhe funkionimit të qeverisjes lokale të Ulqinit, ai shfrytëzoj rastin të falenderoj qytetarët e Kosovës për besnikrinë e treguar ndaj Ulqinit duke qenë çdo vit e më shumë në numer pushues të këtij qyteti.
Ai poashtu ka vënë në pah edhe mardhëniet e mira ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi ku shqiptarët në Malin e Zi kanë qenë urë e mirë e krijimit të këtyre mardhënieve.

Komuna e Ulqinit
Kabineti i Kryetarit
Tel: 030 412 056