Ne Ulqin ka filluar realizimi i investimeve të planifikura

September 20, 2013   | Shoqëria / Društvo

sinjalistika-ne-UlqinNë qytetin tonë ka filluar realizimi i investimeve të planifikura

Pasi që ka përfunduar ndalimi i ndertimit gjatë sezonit turistik, në qytetin tonë ka filluar realizimi i investimeve të planifikura. Ndër investimet më të rëndësishme është ndërtimi i ndriçimit publik në rrugen e Shtojit, që ka filluar disa ditë më parë. Punimet është duke i kryer firma „Spinel” nga Kotori, ndërsa vlera e investimit është 187.000€. Gjithashtu ka filluar vendosja e  gjegjësisht shenjave të komunikacionit, të cilat i ka punuar firma „Signalizacija” nga Zagrebi. Vlera e investimit është 42.000€. Përvec këtyre, gjithashtu ka filluar ndërtimi i parkingut në afërsi të Shtëpisë së shëndetit me vlerë prej 12.000€, realizimin e të cilit e kryen firma „Elita Group” nga Ulqini.

Komuna e Ulqinit
Sekretariati për veprimtari komunale
Tel: 030 412 956