Podgorica dhe Prishtina kanë përfunduar Draftin për pensione

September 20, 2013   | Kulturë / Kultura, Lajmet / Vijesti

Kosova_Mali_i_ZiPodgorica dhe Prishtina  kanë përfunduar Draftin  për pensione, pason nënshkrimi i  Marrëveshjes bilaterale 

Prishtinë- Podgoricë ,20  shtator- Në kryeqytetin e Republikës së Kosovës,Prishtinë,dy grupet teknike të dy ministrive të punës dhe të mirëqenies sociale, të Podgoricës dhe Prishtinës,më 18 dhe 19 shtator , kanë mbajtur takimin e radhës lidhur me definimin  e  Marrëveshjes bilaterale për njohjen reciproke të viteve të stazhit  që në kohën e shtetit të përbashkët jugosllav.

Z/v ministri kosovar i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Berat Luzha ,ka  njoftuar përfaqësuesit e pensionistëve kosovarë në Ulqin, përkatësisht në Malin e Zi, se „ e kemi përfunduar Draftin e Marrëveshjes. Tash, sipas procedurave, drafti  u shkon ministrive të Jashtme, pastaj Qeverive e qeveria e ato autorizojnë  Minstrin për nënshkrim  e dokumentit“,- thotë z. Luzha.

Ai  vë në spikamë se „nuk mund të thuhet saktë se kur do të bëhet nënshkrimi i Marrëveshjes, varet se si shkon procedura. Sigurisht nja dy- tre muaj“.

Pensionistët  kosovarë në Malin e Zi,shumica absolute e tyre nga Ulqini,shpresojnë se ministri Boshkoviq me bashkëpunëtorët e tij,do ta përfundojnë para Vitit të Ri këtë projekt jetësorë për këta shtetas të Malit të Zi,të cilët me dekada të tëra kanë punuar në ish- ndërmarrjet kosovare.

Normalisht, ata presin edhe angazhimin e të gjithë deputetëve shqiptarë në Kuvendin e Malit të Zi,meqë janë të informuar në hollësira me këtë çështje shumë të ndjeshme të kësaj kategorie të pensionistëve kosovarë,shtetas autoktonë të Malit të Zi.

Ibrahim Berjashi