Ulqini – një qytezë antike dhe turistike

September 20, 2013   | Turizmi / Turizam

Mire se vini ne ulqin-ulqini,mali i ziReportazh nga Ulqini

Ulqini ndodhët në pjese jugore të Malit të Zi, afër kufirit të Shqipërisë Veriperëndimore. Sipas të dhënave statistikore popullsinë e Ulqinit me rrethinë në vitet e ‘70-ta të shekullit të kaluar e përbënin rreth 85% qind shqiptarë, ndërsa sot e përbëjnë rreth 71 për qind.
Demografia
Sipas burimeve statistikore të vitit 2011: Mali i Zi gjithsejtë ka 625.266 banorë, me këtë përbërje: 44.98 % malazeze, 28.73 % serbë, 8.65 boshnjakë, 4.91 shqiptarë, 3.31 myslimanë dhe 0.97 % kroatë.
Në Mal të Zi 42.88 % e flasin gjuhën serbe, 36.97 % atë malazeze, ndërsa 5.27 % gjuhën shqipe.
Vendbanimet aktuale me shqiptarë: – Ulqini me rrethinë gjithsejtë ka 19.921 banorë, shqiptarë 14.076 ose 70,66%. – Podgorica me rrethina, ku bënë pjesë edhe Tuzi, ka 185.937 banorë, nga këta 9.538 janë shqiptarë, apo 5.13%.
– Plava gjithsej ka 13.108 banorë nga këta 2.475 janë shqiptarë, ose 18.88%.
– Tivari ka 42.048 banorë 2.515 shqiptarë, ose 5.98%.
– Rozhaja ka 22.964 banorë prej tyre 1.158 janë shqiptarë ose 5,04%.
Ulqini ka disa plazhe, dy prej tyre janë më të njohura për opinionin dhe shumica e pushuesve bëjnë pushimin në Plazhin e Madh (12,5 km) dhe Plazhin e Vogël.

 

Bota Sot