Cungu takon përfaqësuesit e klubeve sportive të qytetit të Ulqinit

September 25, 2013   | Lajmet / Vijesti

cungu-sportiKryetari Cungu organizoj sot një takim me përfaqësuesit e klubeve sportive të qytetit të Ulqinit

Kryetari i komunës së Ulqinit z.Nazif Cungu organizoj sot një takim me përfaqësuesit e klubeve sportive të qytetit të Ulqinit.
Kryetari Cungu i falenderoj të pranishmit për interesin e treguar, poashtu falenderoj të gjithë individet dhe klubet sportive që edhe përkundër gjendjes së vështirë financiare kanë bërë përpjekjet maksimale për zhvillimin e sportit në qytetin tonë, madje edhe duke sjellë rezultate të larta.

cungu-sporti-1
Ai i njoftoj të pranishmit për gjendjen e rëndë financiare në komunen e Ulqinit gjatë viteve të fundit e cila ka ndikuar negativisht edhe në mundësin për finansimin e sportit në këtë qytet. Megjithate buxheti i komunës së Ulqinit është duke u konsoliduar dhe kjo më jep guximin tju ftoj sot që së bashku të pregadisim propozim vendimin për finansimin e sportit, vendim ky i cili do të definoj qartë mënyren dhe mundësinë e finansimit të sportit në komunën e Ulqinit dhe në të njejten kohë do të ndikoj në rritjen e transparencës dhe shmangen e subjektivizmit në shpërndarjen e këtyre mjeteve u shpreh kryetari Cungu.
Pasi që ka nisur puna për hartimin e projekt buxhetit për vitin 2014, do të propozojmë që në këtë projekt buxhet të parashihen minimum 100000euro për finansimin e sportit, e në rastin e mundëshem edhe dyfishimin e kësaj vlere u shpreh Cungu.

cungu-sporti-2
Ai poashtu theksoj se klubet dhe organizatat sporive të qytetit tonë duhet shfrytëzojnë mundësinë e konkurrimit edhe në fondet republikane për finansimin e sportit.
Të pranishmit në këtë takim vlersuan lartë iniciativen për hartimin e një vendimi të tillë duke shprehur gadishmerinë e tyrë për të marrë pjesë në hartimin e këtij akti.
Në këtë takim u themelua një komision i përbërë nga përfaqësues të sportit dhe i kryesuar nga Sekretari i sekretariatit për administratë, dispozita, kuadro dhe veprimtari shoqërore z.Gazmend Kalabrezi i cili mbrenda një afati 2 javorë do të përpiloj draftin e parë të vendimit për finansimin e sportit në komunen e Ulqinit . Poashtu ky komision ka marrë përsipër që në bashkpunim me të gjitha klubet sportive të përpiloj edhe kalendarin e aktiviteteve sportive për vitin 2014.

Komuna e Ulqinit
Kabineti i Kryetarit
Tel: 030 412 056