Cungu priti një grup investitorësh nga Turqia

September 28, 2013   | Ekonomia / Ekonomija

cunguKryetari Cungu prit një grup investitorësh nga Turqia

Kryetari i komunës së Ulqinit z.Nazif Cungu prit sot në takim një grup investitorësh nga Turqia të cilët janë të interesuar për ndërtimin e një kompleksi turistik në plazhen e madhe. Në kuader të këtij takimi investitorëve turq ju paraqit një prezantim për mundësitë e investimeve dhe valorizimit të plazhes së madhe.
Investitorët kanë shprehur gadishmerinë e tyre për ndërtimin e një kompleksi turistik në këtë zonë me të gjithë infrastrukturen përcjellëse me kapacitet më së paku 200 dhoma, me 4 apo 5 yje.
Në këtë takim kryetari Cungu i njoftoj të pranishmit që komuna e Ulqinit bashkë me ivestitoret potencial të këtij qyteti nga data 7-9 tetor do të marrin pjesë në panairin e patundëshmerive në Mynih të gjermanisë, ku ftoj investitorët turq që të takohen atje për të diskutuar lidhur me aktivitetet e mëtutjeshme.