Sot Seminari për “Keshillim karriere dhe punesim” në Hotel Mediteran

September 28, 2013   | Lajmet / Vijesti, Ngjarjet - Events

BKABKA është e përkushtuar të ndihmojmë studentët tane dhe të diplomuarit  të projektojnë dhe të realizojnë  synimet në karrierën e tyre, afatshkurtër dhe afatgjatë. Kjo realizohet me shumë mënyra, duke përfshirë këshillime individuale të karrierës, programe dhe workshope, orientimi në kërkimin e punës, dokumentacionit,etj
Ne synojmë të asistojmë studentin  në përgatitjen për jetën pas diplomimit, që do të thotë fillimi i një karriere productive dhe zbulimin e opsioneve të reja që e presin në tregun e punës.
Ne ju inkurajojmë të eksploroni gjithë opsionet e karrierës të vlefshme për ju nëpërmjet bashkëpunimit të brendshëm dhe seminarëve që do mbahen në lidhje me këto cështje. Njohja e mundësive të punësimit dhe drejtimi i karrierës suaj fillon që prej ardhjes suaj në BKA.

Seminari :
Mbeshtet studentët në eksplorimin e  mundesive per zhvillimin e karrierës, edukimin dhe zhvillimin e planeve specifike për përfundimin e “Praktikës shtetërore”.
Kjo realizohet nëpërmjet:
1.Forume
       Eshte nje iniciative që synon të angazhojë studentët në dëgjimin aktiv duke ju ofruar atyre hapësira zbulimi dhe duke inkurajuar të marrin pjesë në debate të vërteta.
Liderët e ftuar në forume do të bisedojnë drejtperdrejt me studentët.
Aktivitetet e forumit janë një pjesë e rëndësishme e eksperiencës edukative dhe ndihmojnë në zhvillimin personal akademik dhe profesional të studentëve.
Janë një tregues i asaj sesa studentët janë aktivë me prezencë dhe mendje.
BKA synon që nëpërmjet forumeve të pasuroje përvojën jetësore të studentëve si dhe te bashkoje bizneset me studentet e duhurper punesim ne kompanite e tyre perkatese.
2.Punësimi
Shërbimi i punësimit është të shërbejë në lidhjen me kompani dhe institucione të antarësuara në BKA për studentët qe kaneperfunduar studimet.
Përfshin seksionin e informacionit për studentët dhe mundësinë e përfundimit të “Praktikës shtetërore” në mvarësi të profilit që ato dëshirojnë të aplikojnë. Sigurimi I perfundimit te praktikes shteterore per cdo student te paraqitur eshte prioritet I BKA.
3.Takime me studentë të diplomuar
Gjithashtu BKA ka synim kryesorë të organizojë dhe takime me studentë që kanë mbaruar universitetin disa vite me parë ,dhe janë punësuar në sektorët publik apo privat, për të dhënë eksperiencën e tyre.
Forma e Aplikimit :
Ju lutemi cdo studenti te interesuar ne perfundimin e praktikes shteterore ne kompanite e antaresuara ne BKA, te ndjeki hapat ne vijim :
Hapi 1 : Plotesojeni formularin e attachuar.
Hapi I 2 : Formularin e plotesuar dergojeni ne : BIZNIS KLUB ANAMALIT BKA [biznisanamalit@gmail.com]
Hapi I 3 : Rrini ne kontakt per takimin e rradhes.
*Afati aplikimit 01.10.2013*