NIKA: NJË VËSHTRIM PËR ZGHEDHJEN E KËSHILLIT NACIONAL

October 2, 2013   | Lajmet / Vijesti, Opinione

SHKRUAN : MUHAMET NIKA

NJË VËSHTRIM PËR ZGHEDHJEN E KËSHILLIT  NACIONAL

-NGA KËNDI IM

Thuhet se aty nga fundi i botës

Si elektor i Kuvendit  të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi,për të sqaruar, çështjen rreth zgjedhjes së këshillit dua të shtoj: Thuhet se  aty nga fundi i botës, para ç’thurjes totale  të qerres   nacoionale ,njerëzit nuk do të  pëlqejnë  fort të marrin këshilla,dhe  punëve të mëdha, thuhet që  do tu dalin zot, të pa aftët dhe injorantët…( koncepti injorant dhe i pa aftë, në këtë situatë, nuk, bënë të ngatërrohet, me konceptin njeri i mirë – kavalier, ose i  ndershëm…)?!

Me sa duket, stina e  sprovës së madhe , veç ka filluar edhe për ne shqiptarët në Mal të Zi; emërtimi i disa organeve të larta shtetërore, që zgjidhen nga populli dhe qeveria, si fjala bie, puna e  zgjedhjes së Këshillit Nacional Shqiptar, që u bë , më 29, o9. 2oo13, mbase e vërteton këtë….Unë përsëri, për tu mos u ngatërruar, po shtoj, se  nuk them, që  këta njerëz, nuk bëjnë fare…, por  me siguri nuk bëjnë për atë , ku janë zgjedhur. Sigurimi i meritokracisë kombëtare , në fushat e arritjeve më të mëdha të mendimit intelektual- shkencor e kulturor  si kriter zgjedhor , mbi bazën e të cilave, bëhet përcaktimi i kombit ,në këso rastesh- sipas praktikës së përgjithshme  ,edhe kësaj here , mungoi. Vetë fjala , këshill kombëtar , për ata që dinë shqipen në vete, e  nënkupton këtë  .

Ajo që ra në sy, pas zgjedhjeve, ishte, kryesimi i listës së elektorëve, me disa emra  “ të  përgjithshëm”, në vend të atyre të “ përveçëm” që do të duhej të  ndodhte ashtu si ndodh kudo me popujt tjerë.

Sipas një praktike botërore, të gjithë emrat e këshillit  kombëtar janë pothuajse  institucione në vete. Emrave  të tyre , zakonisht,  u prijnë  titujt akademikë dhe shkencor, kurse se  pas, u vijnë  veprat shkencore me referenca.. Ata , nuk është e thënë të jenë “frajera “  dhe mund të qëndrojnë edhe në  shkop.Duke mos dashur ta zgjasim, fjala bie,  po cekim, që myslimanët dhe boshnjakët,   kur  zgjodhën , këshillin e vet kombëtar, u përcaktuan  të zgjedhin Sherbo Rastoderin, për të cilin thuhet se paraqet  kremin  intelektual  të  hapësirës  së tyre në Mal të Zi. Mjerisht,  kështu ,nuk vepruan  shqiptarët  edhe pse dikush mund ta ketë pritur. Krijuesi, Ibrahim Berjashi, që ishte elektor, dhe kandidat për kryesi, pasi e hetoi, taborrizimin brenda partiak të theksuar, dhe bunkerizimin e elektorëve, u kënaq me një përshëndetje, sarkastike, që u bëri krijuesve tjerë, duke u shprehur se edhe kësaj radhe, të themi  “GUD BAI KRIJUES,” sepse u pa,puna, që për ta nuk do të  kishte  vende në bunkerët partiakë.

Mjerisht, emrat e këtyre tanëve,për opinion  – për nga ,asociacionet që të krijon në vesh ,dëgjimi i tyre, duke na tërhequr vërejtjen, për mua  ishte në e nivelin e  atij  të Kryetari të Këshillit Nacional të Romëve ,Z.Sait Gashit…?!!

Çfarë nënkuptojmë me fjalën këshill

Duke mos dashur, t’i ikim kuptimit të fjalës këshill-i, për të evituar mos besnikërinë e kuptimit sipas fjalorit të gjuhës shqipe nga ai shkëputëm këto kuptime, këshill -i: 1 . “Organ i pushtetit shtetëror që zgjidhet nga populli dhe qeverisë vendin…2.”Emërtim i disa organeve të larta të pushtetit shtetëror, që kanë fuqi -urdhërdhënës… , deri këtu, çdo gjë  na duket  e qartë, kurse, fjala , këshillë, sipas fjalorit, ka kuptimin, porosi që i jepet dikujt, për ta ndihmuar ose për ta mësuar si duhet të veproj e të sillet…Gjithashtu, fjala , këshillim-i, nënkupton, rrahjen  e përbashkët  të  mendimeve, për të zgjedhur mirë një çështje – e  jo keq…?! Këshillimor, që ka të drejtë të japë këshilla, të bëjë vërejtje, për një punë a çështje që diskutohet…”Nga kjo e fundit , shihet që ai , i cili ka të drejtë të japë këshilla,  është parakusht që t’i posedojë vetë  këshillat….Nga struktura e përgatitjes profesionale të militantëve partiakë, në kuvend,  rezultoi se buka  na doli ashtu siç ishte brumi…?!!!  Mirëpo pa marrë parasysh këtë, në të ardhmen, këshilli kombëtar, i porsa zgjedhur, do të duhet të punojë, tej mase, për të arsyetuar fitoren e vet dhe humbjen  “ me Votën  e fshehtë dhe të lirë”, të atyre që njihen si krijues dhe ishin elektorë  të kandiduar. Shihet se në strukturën e përgatitjes së vetë profesionale  këshilli kombëtar aktual, lë shumë për të dëshiruarën krahasim me të vjetrin…?!!!

Njerëzi inteligjentë  dhe intelektualët u ftohën me këshillin kombëtar?!

Gjëja e parë që u hetua nga puna e kuvendit, ishte mungesa e pjesëmarrjes së një numri  të konsideruar të elektorëve të mëhershëm ose mos kandidimi  i tyre për  anëtarë  të kryesi së së re. Ndoshta  kjo bëhej, si rezultat i zhgënjimit  me këshillin paraprak. Thuhet se  njerëzit inteligjent, nuk pranojnë të ndjekin deri në fund  vijën e partisë. Ata nuk i lejojnë oscilimet e ve të jenë të dëgjueshëm, dhe nuk shtyhen , aq fort , “me brryla për në krye të vendit”,falë përgjegjësisë(përgjegjës), që  dinë ta japin, ose  skuqen  kur atë  nuk e kanë. Në të kundërtën, injorantët , edhe kur nuk kanë përgjigje, për veprimin që kryejnë , fare nuk skuqen?! Për këtë edhe dallojnë nga të parët dhe  ne ,  i quajmë të papërgjegjshëm.

.

 Kokën e ulur nuk e pret as shpata ?!!

Për tu ikur thashethemeve dhe klaneve  të mundshme, që janë të paevitueshmë, por që rrezikojnë, kur bëhen, do të kish qenë e moralshmë, që për kryetar të këshillit kombëtar, të  bëhet, njëri nga dy të parët kandidatë,  që kryesuan listën, e të cilët  gëzun  përkrahjen edhe të grupimeve tjera politike. Duket se  të parët që kryesuan, janë persona më realë, më socialë dhe si të rinjë , të paktën, kanë pasur sukses, që nga breda bunkerëve  partiakë, të ngritën, mbi suprimimet , territoriale , konfesionale etj.Ose sipas kriterit, për krijues, do të bënte Vaide Hasanaga-Nimanbegu.

Mbase , me këtë , veprim,  do të zbuteshin , edhe humbësit- „Frajerat e Anës së malit“, siç po i quajnë disa, që  pësuan fiasko kolektive edhe pse në kuvend ,u pa të qarkullonin, lisatat me emrat e tyre. Do të kish qenë më mirë për ta,- të fundit ,t’i ulin“ kuburet“, sa më parë, me kundërshtarët e vetë politikë, duke mësuar nga Forca, e cila , një veprim të tillë, e bëri në prag të zgjedhjes , për këshillë, duke i ftuar dhe duke mos i kundërshtuar anëtarët e vet të revoltuar-Kokën e ulur,thonë, nuk e pret as shpata?!! Ose sipas kriterit, qëvlenë për krijues, do të bënte që për kryetare të  zgjidhej, Vaide Hasanaga-Nimanbegu.

Me çka duhet të vijë në shprehje Këshilli Kombëtar Shqiptar në Mal të Zi

Fillimisht, kryesia e re, duhet të bëjë seleksionimin e prioriteteve, në se  i ka pa sur, këshilli i mëparshëm, për të ruajtur kontiunitetin, dhe të reduktojnë , maksimalisht shpenzimin e mjeteve për  ahengje e kjo nënkupton edhe mos financim të atyre projekteve që kanë të bëjnë  ta zëmë ,me dasma. Që mos ta bëjmë” krejt dirsëm”. Të shikohet, mundësia, që mbi bazën e dëshmive të  seminarit, për Tragjedinë e Tivarit, me njëherë të ngritët çështja në Prokuror për të ndjekur kriminelët. Të shikohet ku ngec puna në kryeministri  të Malit të Zi, dhe pse nuk lejohet, mësimi nga abetarja e unifikuar për  gjithë shqiptaët; punë  kjo, që  u lejohet edhe shqiptarëve të Luginës së Preshevës, nën Serbi.

Nga  punët e pa nisura,  që e presin këshillin, fillimisht  duam të veçojmë disa, si: Të organizohen, tryeza të rrumbullakëta, për të gjitha fushat, që lidhën me jetën e shqiptarëve në Mal të Zi. Të formohet si dikaster i veçantë institucional Qendra për Hulumtimet e Kulturës së Shqiptarëve në Mal të Zi; procesin do të duhej  ta  shoqëronte  mendimi akademik i dy kryeqendrave shqiptare dhe ai i Akademisë së Duklës. Urgjentisht dhe pa shtyrje të punohet  në unifikimin e qëndrimeve partiake brenda shqiptare rreth statusit final të Komunës së Tuzit. Njëkohësisht dhe urgjentisht  duhet të  nisin këshillimet  për formimin e grupeve  të   përziera  nga  ekspertë  të  komunës së Ulqinit dhe Tuzit rreth përcaktimit të punëve të përbashkëta, të cilat i mundësojnë  ligjet aktuale në Mal të Zi, duke filluar nga informimi(televizioni) e pse jo, deri të formimi i një banke me kapital shqiptaro –amerikan e cila do të mbronte ish kapitalin e ndërmarrjeve shtetërore të cilat u privatizuan, por që pasuria e tyre është vënë nën kontroll të bankave si hipotekë- rasti i Kripores së Ulqinit e tj.  Të këshillohet komuna, dhe të ndihmohet , për fatin e lëndëve gjyqësore si ai i K-1(Kosovës Një), e cila rëndon 10 milionë euro….Me autoritetin e vet  të ndikojë në nivel të dy Kryeministrave Thaçi e Gjukanoviq duke nisur procesin e reciprocitetit. Mendohet në pronën e Malit të Zi  të mbetur në Kosovë dhe e kundërta , pas shpërbërjes së ish- Jugosllavisë. Këto punë të përmendura, bashkë me të tjerat, të  vihen para kuvendit të elektorëve  për të marrë  miratimin.

E gjithë kjo  të bazohet në Kushtetutën e Malit të Zi ,  në të cilën garantohet, se:  PËR QYTETARËT E MALIT TË ZI VLEJNË LIGJET E VENDIT DHE ATA NDËRKOMBËTARE. KURSE ATA NDËRKOMËTARE KANË PËRPARËSI  NDAJ ATYRE TË VENDIT. Vërtetë ,  po  duket, se për ne,shqiptarët, ka filluar -STINA E SPROVËS   SË MADHE….?!!!