Afërdita Dreshaj kapet “mat” me Bülent Serttas – Video+Foto

October 4, 2013   | Lajmet / Vijesti

Aferdita dreshaj-Bülent SerttasModelja dhe këngëtarja, Afërdita Dreshaj është bërë shumë “aktive” sa i përket jetës sentimentale. Në momentin kur po përflitej se ajo i ka dhënë një shans të dytë lidhjes me ish të dashurin Shpat Kasapi, ajo është kapur mat nën shoqërinë e këngëtarit turk, Bülent Serttaþ.
Aferdita dreshaj

Indeksonline ka siguruar disa fotografi të Afërditës me Bülent të cilët shihen shumë të afërt me njërin tjetrin.

Është vështirë që kjo afërsi të cilësohet si miqësi pasi që këngëtari shihet me kokën e tij të mbështetur në gjoksin e Dreshaj duke na lënë të kuptojmë se në mes tyre po “zihet” diçka.
bulent-serttas_aferdita-dreshaj

Për më shumë, Afërdita është protagoniste në njërin nga klipet e këngëtarit Bülent, këngë kjo që mban titullin “Ýkimizde Bilemedik” e që është publikuar muaj më parë.
bulent-serttas_aferdita-dreshaj-1
Jeta privatë e Afërdita Dreshaj ka qenë shumë e përfolur këtë vit. Pasi u kap në shoqëri të aktorit Leonardo DiCaprio gjë që bëri bujë edhe në mediet e huaja, ajo i ka dha fund lidhjes së gjatë me këngëtarin Shpat Kasapi. Ndërkaq, tani me gjasë ajo ka nisur lidhje me këngëtarin turk, Bülent./Indeksonline/