Cungu takohet lidhur me fazën e tretë të rrugës Ulqin Sukubinë

October 4, 2013   | Shtypi / Mediji

cungu-takimiKryetari i komunës së Ulqinit z.Nazif Cungu priti në takim përfaqësuesit e drejtorisë për komunikacion të Malit të Zi për të diskutuar lidhur me projektin general të rrugës Ulqin-Sukubinë, veçanërisht për fazen e tretë që përfshin segmentin Krythë-Ulqin.
Para fillimit të hartimit të këtij projekti përfaqësuesit e komunës së Ulqinit kanë bërë disa sygjerime lidhur me projektimin e këtij segmenti ku është rënë dakord për zgjidhjen e problemit në kanionin e Klleznes, ruajtjen e urës së vjetër të Klleznes si dhe zgjidhjen e problemit të tunelit të Kleznes duke ndertuar dy galeri, në hyrje dhe në dalje të tunelit. Në takim u parashtruan vrejtje lidhur edhe me disa pika kritike të këtij segmenti, kryesisht me disa kthesa të cilat janë paraparë në këtë projekt.

Vlera e ndërtimit të këtij segmenti kap 10 milion euro dhe punimet priten të fillojnë në shtator të vitit të ardhshëm, deri kur do të kompletohen të gjitha procedurat për nisjen e punimeve.
Përfaqësuesit e drejtorisë së komunikacionit premtuan që së shpejti do të përfundoj edhe projekti për ndërtimin e pesë vendndalimeve për autobus në segmentin rrugorë Krythë-Sukubinë, kërkesë e parashtruar më heret nga komuna e Ulqinit.

Komuna Ulqinit