Pse mungon sinjali i TV Teutës në Amerikë?

October 4, 2013   | Kulturë / Kultura, Lajmet / Vijesti

TV TEUTA ULQINKanë kaluar tre muaj e më shumë që mungon sinjali i TV TEUTA nga Ulqini në  Amerikë.Për çdo ditë, qoftë nëpërmjet  telefonit,e-mailit,ose në Redaksi  arijnë shikues, duke  shfaqur  pakënaqësinë e tyre  që sinjali i kësaj shtëpie  të njohur informative, mungon në Amerikë.Ata, janë mësuar çdo ditë , në saje të këtij mediumi me renome, kanë marrë  informacione të sakta  mbi zhvillimet e ndryshme në vendlindjen e tyre.

Shikuesit tanë besnikë Tejatlantikut, me të drejtë kërkojnë  sqarime përse  mungon edhe kur do të kthehet sinjali i TV Teuta , edhe nëpërmjet cilës kompani.Shumë nga shikuesit tonë  kanë marrë TV ALB-in  për të ndjekur programin e TV Teuta, së cilës i besojnë edhe në mënyrën objektive dhe profesionale pasqyron zhvillimet në Komunën e Ulqinit  edhe te shqiptarët në Malin e Zi.

Lidhur me këtë “ngërrç”, kemi kërkuar përgjigje nga pronari i TV Teuta,z.Dino Ramoviq,na thotë se gjërat nuk janë ashtu siç  pohohen në TV ALB.

“Me TV ALB  kemi lidhur kontratë bashkëpunimi mbi bazat e së cilës për sinjalin e marrë nga ne, është paguar Interneti dhe një shumë e kompenzimit vjetor.Pesë vjet e më shumë kemi punuar kështu edhe nuk ka qenë asnjë problem”,- sqaron.Z.Ramoviq.

“Ndërkaq, në muajin maj të këtij viti ,zotrinjtë  nga TV ALB  kanë kërkuar që të ndërrojmë provajderin (Internetin e MZ ), gjoja është shumë i shtrenjtë – 350 euro në muaj edhe të angazhojmë  kompaninë serbe M- tel , e cila 50 euro është më e lirë.E kemi pranuar edhe këtë, edhe pse ne kemi pasur kontratën e nënshkruar me Internetin e Malit të Zi edhe për  anulimin e asaj kontrate kemi paguar (penalet ) dënimin 1.000 euro”,- shprehet pronari i TV TEUTA në Ulqin.

Fundja, thotë z. Ramoviq, ka qenë e nevojshme që zotrinjtë  nga TV ALB, siç kanë premtuar,të angazhojnë ekspertët e M- telit për të montuar pajisjet e duhura në TV TEUTA edhe të shlyejnë borxhet tjera televizionit tonë, edhe përseri të rifillojë sinjali.

Por,në insistimin tonë këmbëngulës që të merremi vesh për të gjitha,nuk kemi marrë përgjigje nga TV ALB.Nuk  përgjigjen në thirjet tona telefonike,as në e-mail.

“Topi është në oborin e tyre, ose, ndoshta nuk dëshirojnë të bashkëpunojnë më me ne”,- pohon z. Ramoviq, duke nënvizuar se ne do të presim edhe pak,edhe as atëherë nuk do të marrim përgjigje nga TVALB,do të jemi të detyruar satisvaksionin ta kërkojmë me gjyq, edhe të pranojmë ndonjerën nga ofertat e shumta të provajderëve tjerë.Ne, me kohë do të njoftojmë shikuesit tonë të nderuar,të cilët presin të ndjekin  në ekranin e TV TEUTËS zhvillimet e ndryshme politike, ndoshta zgjedhje të parakohshme lokale, ngjarjet kulturore, sportive, meteorologjike,bujqësore,arsimore,intelektuale etj.

Ibrahim Berjashi