Sinishtaj: “KU e Tuzit mund të jetë shpat me dy tehe”

October 4, 2013   | Rajoni / Region

vasel sinishtaj_Koha JavoreNë Tuz nuk dinë asgjë për negociatat

Askush nga politikanët shqiptarë nuk është i njoftuar me gjoja bisedimet e Partisë Demokratike të Socialistëve  me përfaqësuesit e partive shqiptare për dhënien e statusit të Komunës për Komunën aktuale urbane të Tuzit pa mbajtjen e referendumit konsultativ. Kryetari i Komunës Urbane të Tuzit Fran Lulgjuraj dhe deputetët e PDS Halil Dukoviq dhe Nikollë Gegaj kanë theksuar për Portalin e Radio Televizionit të Malit të Zi, se nuk janë të informuar për këto bisedime. Me bisedimet e tilla nuk është i njoftuar as përfaqësuesi i koalicionit shqiptarë Vasel Sinishtaj i cili megjithatë ka theksuar se për të është e pranueshme një pjesë e marrëveshjes që KU e Tuzit të fitojë statusin e Komunës pa mbajtjen e referendumit.

“Edhe një gurë nëse lëvizet përpara në krahasim me status quon e vitit 1957 kur i është marr e drejta për vetë administrimin lokal është diçka pozitive”, thotë Sinishtaj. Ai për portalin e RTMZ ka theksuar se është mirë të shihet se çka shkruan në letër. “Kjo mund të jetë shpat me dy tehe, por edhe mund të jetë frytdhënës”, konsideron Sinishtaj.

TVCG