Zenka: Propozimi për KU e Tuzit nuk është i pranueshëm për UDSH
Modeli, sipas të cilit Tuzi do ti kishte të gjitha ingerencat e Komunës, me përjashtim se do të mbetej në kufijtë administrativ të Podgoricës, e cila do t ia caktonte buxhetin e përgjithshëm, është i papranushëm për Unionin Demokratik të Shqiptarëve, sepse, siç theksohet, nuk dallon në esencë nga gjendja aktuale. Kryetari i UDSH Mehmet Zenka ka deklaruar për agjencinë MINA se nuk është i njoftuar me faktin se PDS negocion me dikë mbi këtë çështje duke theksuar se ai me përfaqësuesit më të lartë të kësaj partie për herë të fundit është takuar në prag të zgjedhjeve presidenciale në muajin prill. Ai ka shtuar se propozimi i tyre për të është absolutisht i pa pranueshëm, sepse nuk dallon dukshëm nga situata aktuale.
Sipas fjalëve të tij kjo vetëm mund të jetë edhe një lojë e përsëritur politike e cila çon drejt asaj që Tuzi askurrë të mos e fitojë statusin e Komunës së plot. Ai ka përkujtuar se të gjitha studimet e hartuara nga ekspertët e kësaj partie tregojnë se Tuzi mund të ekzistojë si komunë e pavarur. “Nuk e kamë të qartë se si Petnjica mund të ekzistojë si komunë, kurse Tuzi i cili kufizohet me kryeqytetin dhe me Shqipërinë nuk mundet, edhe përkundër të gjitha potencialeve dhe resurseve me të cilat disponon”, ka theksuar Zenka.
TVCG





