Ahmet Davutoglu viziton Ulqinin + Foto

October 5, 2013   | Lajmet / Vijesti, Politika

Ahmet-Davutoglu-Nazif-Cungu-UlqinMinistri turk Davutoglu vizitoj qytetin e Ulqinit

Ministri i punëve të jashtme të Turqisë Ahmet Davutoglu i shoqëruar nga ambasadori i Republikes së Turqisë në Mal të Zi Mehmet Nijazi Tanilir ndaluan për një vizitë të shkurter në qytetin e Ulqinit. Ministri turk u prit nga kryetari i komunës së Ulqinit Nazif Cungu dhe kryeimami i Ulqinit Ali Bardhi të cilët e shoqëruan ate për të vizituar xhaminë e detarëve ku shfrytëzuan rastin ta njoftojnë ministrin për historinë e ndertimit të kësaj xhamije si dhe shkurtimisht për historin e qytetit të Ulqinit.
Pas vizitës në xhaminë e detarëve ministrin turk e ftuan për të vizituar plazhin e vogël nga ku pati mundësi të shoh qytetin e vjetër dhe një pjesë tjeter të qytetit të Ulqinit.
Ministri Davutoglu falenderoj të pranishmit për pritjen e rezervuar duke u shprehur se qyteti i Ulqinit është një qytet i bukur dhe në të ardhmen do të vizitoj përseri këtë qytet.

Komuna Ulqinit

Ahmet-Davutoglu-Ulqin

Ahmet-Davutoglu-Nazif-Cungu-Ulqin-2

Ahmet-Davutoglu-Nazif-Cungu-Ulqin-1