Fansat-Dafinës: Fol shqip – Video

October 5, 2013   | Lajmet / Vijesti

Është bërë trend që të famshmit tanë pothuajse gjatë tërë kohës të flasin e të shkruajnë në gjuhën angleze.
dafina-zeqiri

Ka nga ata që në njëfarë formë i kanë thënë “lamtumirë” gjuhës shqipe duke mos e përdorur kurrë.

Në këtë pikë, listën e kryeson Dafina Zeqiri e cila ndoshta për shkak që një pjesë të madhe të kohës e kalon edhe në Amerikë, në profilet e saja në rrjetet sociale fjalët shqipe nuk i gjen “as për farë”.

E kjo gjë duket se po i irriton disa nga fansat të cilët po e kritikojnë për një veprim të tillë.

“Fol shqip”, “pse nuk flet në shqip”, ka qenë disa nga komentet tek një video e shkurtër që Dafina e ka publikuar në Instagram ku përshëndet fansat e saj në gjuhën angleze.

E duke ditur se pjesa më e madhe e fansave të saj janë shqipfolës, kjo i duket e papërshtatshme fansave të saj, të cilët janë të shumtë në numër.

Burimi: Indeks