Mali i Zi, Serbia dhe Maqedonia nënshkruan marrëveshje në sferën e TIK

October 5, 2013   | Bota

Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia sot nënshkruan marrëveshje për bashkëpunim në sferën e teknologjive informatike-komunikuese.
Infofest Budva 2013

Marrëveshjen e nënshkruan ministri i Maqedonisë i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Ivo Ivanovski, zëvendëskryeministri dhe ministër i Shoqërisë Informatike dhe Telekomunikimit i Malit të Zi, Vjuica Lazaroviq dhe zëvendëskryeministri dhe ministër i Tregtisë së Jashtme dhe të Brendshme të Serbisë, Rasim Lajiq.

Me marrëveshjen, qeveritë e tre shteteve do të përpiqen për përparimin e bashkëpunimit trilateral në sferën e teknologjive informatike dhe të komunikimit, si dhe për krijimin e kushteve për investime dhe investime të përbashkëta në projekte nga interesi i përbashkët.

“Si vende përparojmë në zhvillimin e internetit dhe alfabetizmit kompjuterik, ndërsa në Maqedoni përpiqemi me marrjen e shumë aktiviteteve që interneti me shtrirje të gjerë të jetë qasës deri te të gjithë qytetarët. Në periudhën e ardhshme me Malin e Zi dhe me Serbinë do të zbatojmë përvoja dhe ide të përbashkëta, me qëllim të përparojmë dhe t’i arrijmë vendet e zhvilluara perëndimore”, deklaroi Ivanovski pas nënshkrimit të marrëveshjes.

Gjatë bisedave të sotme, siç theksoi, ka rrjedhë edhe iniciativa që të dërgojë apel deri te trupat rregullator për komunikime elektronike të Malit të Zi, Serbisë dhe të Maqedonisë, ta shqyrtojnë mundësinë që qytetarët e tre vendeve të shfrytëzojnë roaming shërbime të barabarta.

Ivanovski, i cili merr pjesë për vizitë pune në Mal të Zi, kishte fjalim edhe në sesionin ministror në kuadër të Forumit ndërkombëtar për arritje informatike “Infofest”, që mbahet në Budvë.

Ylli Press