Realiteti në Ulqin

October 6, 2013   | Reportazh / Reportaža

Gazmend SHAPTAFIShqiptarët në Ulqin… Ana e Malit.. Kraja…janë vendet më të diskriminuara sa i përket çështjes sociale…janë të vetmet vende që diskriminohen me pagat e tyre mujore që me forcën e mundin e tyre punojnë edhe mundohen për një ekonomi familjare normale ti mundësojnë shkollimin e fëmijëve, luftojn për mbijetesë e për një jetë normale. Këto vende janë të vetmet që diskriminohen 10 vitet e fundit nga pushtetarët lokal… nga gënjeshtrat nga premtimet boshe etj etj…! 

Shkruan: Gazmend SHAPTAFI

Pra i vetmi vend në botë është vendi jonë ku kemi lind e ku jemi rrit që nuk njeh protesta paqësore, protestë të lirë për kërkimin e të drejtave të tyre.

Ka ndodhë që njerëzit në qytetin e Ulqinit të mos marrin pagat e tyre me nga 12 muaj edhe asnjë protest apo një zë i lirë në çdo cep të qytetit nuk është ndëgjuar apo nuk është realizuar.

Të gjithe ankohen të gjithë luftojnë të gjithë shajnë pushtetet e pushtetarët asnjeri i kënaqur me ndryshimet që shkojnë e vijnë në komunë ….heshtje e vetëm hejshte……zhurmë e vetëm zhurmë në kafene në lokale në restaurant.

I gjithë zeri ngritet e të gjitha protestat bëhen në kafene, në shtëpija e në automjete ….por asnjë protest apo një bashkim qytetarësh nuk është bërë në qytete.

Një shkrim një ankes të mbahet në dorë nuk është turp sepse kuptohet njërzit tonë kanë edhe komplekse njerëzore. Kompleksi e krimi e çoj Ulqinin jasht shinave!

Ne jemi populli më i urtë e me i butë në ballkan…kështu që nuk jemi e keqja e askujt por e zeza e vetit..!

Protesta është Revolucionare protesta është për diçka më të mirë për një hap të së drejtës njerëzore… ! Se kur vie puna për drejtat tona kombetare as që bëhet fjalë për ndonjë protest e për drejtat tona!

Kjo sjellje e qytetarëve tonë që janë kundra protestave e të drejtave personale është në të mirën e politikanëve e nje hap për mashtrimet e tyre në të ardhmen.

Të vetmit politikan në botë që flejn rehat e që nuk i lodhë ndërgjegjja  e ndershmëria gjenden në trojet tona !
Të nderuar politikan çkado që të bëni populli juve nuk ju prishen planet …sepse populli e ka mirë kur juve jeni mirë… Nuk duam protesta por nuk duam as ekonomi më të mirë sepse të bën keq për shëndetin… Rroftë pasiviteti qytetar … e lum optimizmi politikan.

infoglobi