Takimi i lidereve te Partise Boshnjake, Iniciatives Qytetare Kroate dhe Forces

October 7, 2013   | Lajmet / Vijesti, Shtypi / Mediji

FOTO NGA TAKIMI BS,HGI,FORCATë shtunën  më 05 tetor, në Ulqin është mbajtur takimi I rregullt I Kryetarit të Partisë Boshnjake Rafet Husoviq, të FORCES Nazif Cungut, Kryetares së Iniciativës Qytetare Kroate Marija Vuçinoviq dhe bashkëpunëtorëve të tyre.

Gjatë bisedimeve është vlerësuar se koalicioni I partive të pakicave në Parlamentin e Malit të Zi në mënyrë aktive po I afirmon politikat e përbashkëta të tri partive.

Bashkëpunimi I deritashëm I partive të pakicave është treguar I suksesshëm në pjesën e miratimit të amandamenteve kushtëtuese të cilat e obligojnë përfaqësimin e pakicave në Gjyqësorë,Prokurori dhe Gjyqin Kushtetues, e posaçërisht bashkëpunimi I mirë ka rezultuar me mosmiratimin e Ligjit mbi mbrojtjen  shëndetësore me të cilin është ndaluar centralizimi  në shëndetësi,çka do të ishte në kundërshtim me qëllimet politike të partive të pakicave.

Poashtu është vlerësuar se realizimi I marrëveshtjes me partinë në pushtet në Mal të Zi duhet të realizohet në mënyrë më dinamike, për çka do të përpiqen më tepër në periudhën e ardhshme.

 

Shërbimi për informim