Panari ndërkombëtar për investimenë Mynih – Expo Real 2013 dita e dytë + Foto

October 8, 2013   | Lajmet / Vijesti, Ngjarjet - Events

Expo Real -Munich-Ulqini-Ulcinj-8Dita e dytë në Panarin ndërkombëtar për investime dhe patundëshmëri në Mynih – Expo Real 2013

Sot ishte dita e dytë e panairit për investime dhe patundëshmeri Expo Real 2013 që po mbahet në Mynih të gjermanisë ku delegacioni i Ulqinit i kryesuar nga kryetari i komunës Nazif Cungu së bashku me përfaqësuesit e qeverisë së Malit të Zi, ministrin e turizmit dhe zhvillimit të qendrueshëm Branimir Gvozdenoviq, sekretarin për projekte zhvillimore Nebojsha Popoviq si dhe këshilltarin e kryeministrit për investime Aleksander Tiçiq kanë realizuar një serë takimesh në të cilat mori pjesë edhe konsuli malazez në Mynih Velko Milonjiq.
Takimet sot u zhvilluan me: Ministrinë e Ekonomisë, Infrastrukturës, Transportit dhe Teknologjisë së Bavarisë; investitorët turq nga kompania Rixos; përfaqësuesit e EIRE – Expo Italia Real Estate, nga të cilët mori ftesë për pjesëmarrje në këtë panair të investimeve që mbahet në qershor të vitit të ardhshem në Milano të Italisë.

Poashtu përfaqësuesit e komunës së Ulqinit morën pjesë në një prezentim për energjinë që u mbajt në kuader të panairit Expo Real nga Ministria e Ekonomisë së Bavarisë.
Përfaqësuesit e komunës së Ulqinit si dhe qeverisë së Malit të Zi takimet e sotme i konsideruan si takime shumë të rëndësishme për hapjen e mundësive të reja për bashkpunime dhe projekte me rëndësi për qytetin e Ulqinit.

Expo Real -Munich-Ulqini-Ulcinj-9 Expo Real -Munich-Ulqini-Ulcinj-10 Expo Real -Munich-Ulqini-Ulcinj-11 Expo Real -Munich-Ulqini-Ulcinj-12 Expo Real -Munich-Ulqini-Ulcinj-13 Expo Real -Munich-Ulqini-Ulcinj-14 Expo Real -Munich-Ulqini-Ulcinj-15 Expo Real -Munich-Ulqini-Ulcinj-16 Expo Real -Munich-Ulqini-Ulcinj-17 Expo Real -Munich-Ulqini-Ulcinj-18