The Guardian: Pse u bë Toni Bler këshilltar për qeverinë e Shqipërisë?

October 8, 2013   | Bota

Toni Bler si këshilltar për qeverinë e ShqipërisëGazeta prestigjioze britanike, “The Guardian” i ka kushtuar një artikull me pyetje & përgjigje, përzgjedhjes së Toni Bler si këshilltar për qeverinë e Shqipërisë.

Mosha: Në formën aktuale, 100. Është formuar nga Traktati i Londrës në korrik 1913, që e ndante nga zgjedha Osmane pas shumë shekujsh.

Sa shumë shekuj? Nuk e di. Të dhënat në Wikipedia janë të pamasë.

Përvjetori tre muajt e kaluar: U frymëzua nga disa lajme të fundit.

Shpresoj që kjo do të thotë se ai ka ndërmend të jetojë atje: Tani për tani jo, por ai do të ketë një zyrë në Tiranë.

Tingëllon e kushtueshme. Shërbimet e Bler nuk janë të lira: Po tregohesh tepër cinik. Ai nuk do të paguhet dhe zyra do të financohet nga një organizatë ndërkombëtare, emri i të cilës nuk bëhet i ditur.

Për ç’arsye ndodhet Bleri atje? Për të mbrojtur trashëgiminë e tij. Shqipëria është i vetmi vend ku Laburisti i Ri është ende në modë. Një qeveri e modernizuar laburiste është formuar nga ish-basketbollisti Edi Rama që fitoi zgjedhjet këtë verë me ndihmën e aleatin e vjetër të Blair në Kryeministri, Alastair Campbell.
Toni Bler si këshilltar për qeverinë e Shqipërisë-1

“Edi i shikon Laburistët e Rinj (New Labour i referohet një periudhë të Partisë Laburiste në Britani nga vitet 1990 deri në vitet 2000, ku u udhëhoq nga Toni Bler dhe Gordon Braun) si një histori suksesi të ditëve tona për qendrën e së majtës në Evropë”, thotë Kembëll.

Dhe pse kërkojnë ta kenë atë në ekip? Ata mendojnë se ai mund t’i ndihmojë për të integruar Shqipërinë në BE.

Çfarë thotë Bleri? “Do të dëshiroja ta shihja vendin t’i bashkohej vendeve Evropiane.”

E mahnitshme. Ata duhet ta adhurojnë atë: E vërtetë! Ai ishte hero kur mbështeti shqiptarët e Kosovës në një prej luftërave të tij të suksesshme. Në Tiranë ka shumë fëmijë që mbajnë emrin Tonibler.

Sa bukur! Ndoshta ai mund të bëhet president: Ka mundësi. Vendi është shumë anglofil dhe i kanë ofruar fronin lojtarit të krikerit CB Fry në vitet 1920.
Toni Bler si këshilltar për qeverinë e Shqipërisë-2

Nuk duhet ngatërruar me: JP Morgan Chase, Zurich Financial Services, qeverinë e Kazakistanit apo 467-të klientët e tjerë të Tony Bler.

Thuaj: “Gëzohem që të takova”. (Ishte kënaqësi të takoja” në shqip).

Mos thuaj: “Nigel Farage ka dëgjuar se Shqipëria mund të bashkohet me BE-në?” (“Ka thënë ndonjëherë Nigel Farage se Shqipëria duhet të hyjë në BE?)

 

Marrë nga “The Guardian”

Shekulli Online/F.S./