Panairi ndërkombëtar për investime dhe patundëshmëri në Mynih – Expo Real 2013 – Dita e tretë

October 9, 2013   | Lajmet / Vijesti, Shoqëria / Društvo

Mynih - Expo Real 2013-ulqiniDita e tretë në Panairin ndërkombëtar për investime dhe patundëshmëri në Mynih – Expo Real 2013

U përmbyll sot panairi Expo Real München 2013 ku Komuna e Ulqinit për herë mori pjesë me stenden e vet.
Në diten e tretë të panairit, Komuna e Ulqinit vazhdoi takimet e saja me disa kompani të rëndësishme si ajo sllovene Protim Rzisnik Perc, me të cilët është diskutuar në lidhje me punimin e projekteve për infrastrukturë në qytetin e Ulqinit, për një sipërfaqe prej 110ha në zonen e fushës së Ulqinit.
Gjithashtu, u zhvilluan takime me përfaqësuesit e Hyatt Hotels Corporation, të cilët kanë shprehur njohje dhe interesim për qytetin e Ulqinit, si dhe me përfaqësuesit e zinxhiri Martin Hotels nga Gjermania.
Përfaqësuesit e komunës së Ulqinit sot kanë pasur bisedime edhe në lidhje me ndërtimin e një Aquaparku në qytetin e Ulqinit.
Në anen tjeter, ka patur oferta nga kompania Palmerson nga Britania e Madhe për ndërtimin e një qendre golfi në këtë qytet.
Shumë pjesemarrës në këtë panair kanë shprehur njohuri për Kite Surfing në Ulqin, me ç’rast kuptohet se duhet fokusuar në këtë sport atraktiv i cili duhet të percillet me një akomodim hotelerik adekuat.
Komuna e Ulqinit ka krijuar mjaft kontakte në panairin Expo Real 2013 dhe tashme ka një databazë të dhënash e cila premton për zhvillimin e projekteve investuese në sferen e turizmit.
Më e rëndësishme është se në panairin e Mynihut nuk është flolur për krizë por për investime, dhe fakti që Komuna e Ulqinit tashmë ështe pjesë e këtij panairi, na japë të gjitheve një optimizem të qartë për zhvillimin e këtij qyteti.

Komuna e Ulqinit