Ditët e poezisë shqipe – Shas – Ulqin 2013 – Video

October 10, 2013   | Kulturë / Kultura

Ditët e poezisë shqipe – Shas – Ulqin 2013Manifestim kulturor në Shas

Pasnesër në Shas të Ulqinit do të mbahet manifestimi i 11 me radhë tradicional letrar “Ditët e poezisë shqipe – Shas – Ulqin 2013” Kjo ngjarje kulturore organizohet nga OJQ ,,Harmonia,,.

Kryetari i saj poeti dhe gazetari Ibrahim Berjashi  thotë se në këtë manifestim do të marrin pjesë poetë , shkrimtar, publicistë dhe artistë nga Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi. Sipas fjalëve të Berjashit i ftuari special i këtij manifestimi të cilin e ka mbështetur financiarisht Fondi për mbrojtjen dhe realizim e të drejtave të pakicave të Malit të Zi, është poeti dhe prozatori i mirënjohur kosovarë Ibrahim Kadriu.

RTCG