Mali i Zi Pozitiv organizon Konventën themeluese të Këshillit komunal në Ulqin

October 10, 2013   | Lajmet / Vijesti

ulqini-1Mali i Zi Pozitiv të enjten, me 10 tetor në ora 19, organizon Konventën themeluese të Këshillit komunal në Ulqin.
Konventa do të mbahet në sallën solemne të hotelit Mediteran në Ulqin.
Mbas pjesës punuese dhe zgjedhjes së anëtarëve të Këshillit komunal, të pranishmëve do të ju drejtohet kryetari i partisë Darko Pajoviq dhe anëtari i Kryesisë Dritan Abazoviq.
Mbas Nikshiqit, Tivarit, Cetinës, Andrijevices, Tivatit, Petnjices, Beranes dhe Danillovgradit, partia Pozitive themelon Këshillin e nëntë komunal në Ulqin.

Mali i Zi Pozitiv – Ulqin