Konkursi per Fotografinë më të mirë per “Ditën e Shegës”

October 12, 2013   | Ekonomia / Ekonomija, Lajmet / Vijesti
Dita e sheges-KaterkolleKONKURSI PER FOTOGRAFINË MË TË MIRË 
“Vjeshta dhe shega
BKA ka kënaqësinë të shpallë një konkurs për Fotografinë më të mirë për evenimentin e “Ditës së Shegës”– tema e të cilit është “Vjeshta dhe Shega”.
Më lejoni të’ju përshkruaj skenarin e mëposhtëm – imagjinoni që duhet të hartoni  një udhëzues turistik që ka për qëllim të impresionojë një grup turistësh që kanë parë dhe udhëtuar në gjithë botën, dhe që ky grup do të vijë të vizitojë vendin tuaj.  Supozoni që këta turistë kanë parë kopshtet më të bukura të botës, dhe shumë e vlerësojnë bukurinë e natyrës e sidomos kur natyra dhuron frute të shishme një vendi. Ata me siguri që  nuk mund ta besojnë që ka mbetur ndonjë kuriozitet tjetër turistik, që do të mund t’ja u ofronte  një udhëzues turistik lokal.
Çdo vend në planetin tonë  ka vendet e veta të veçanta dhe të panjohura ose ende të pazbuluara turistike, të cilat vetëm banorët lokalë i njohin e mund  t’i zbulojnë e t’i nxjerrin në evidencë.
Konkursi per Fotografinë më të mirë per “Ditën e Shegës”
QË JU ME TE VËRTETË DESHIRONI T’JA U ZBULOSH TE GJITHEVE,
E dyta dhe më e rendësishmja :
Mos harroni! Do të ishte jashtëzakonisht e këshillueshme që përveç përshkrimit të fotografisë,  të bashkëngjitni adresën e saktë të vendeve të fotografuara nga ju ( ky informacion do të na ndihmojë me të vërtetë).
QELLIMI :
Qëllimi kryesor i këtij koncepti është promovimi turistik manifestimit të “Ditës së Shegës” nëpërmjet realizimit të fotografive artistike, nëpërmjet të cilit do të  evokohet kultura dhe tradita e vendit dhe evidentimi I vlerave trashëgimater kulturore dhe historike, gjë që do t’I shërbente stimulimit dhe zhvillimit të turizmit nacional dhe të huaj. Ne do të tentojme ta integrojmë këtë konkurs në axhentën e evenimenteve të qytetit, pa përjashtuar edhe ato me potencial te pakonsiderueshem turistik. Kjo do të bëhet për dy arsye :
E para :
Do t’u jepet mundësia të gjithëve për të realizuar një foto artistike.
E dyta:
Përpjekja për të tërhequr akoma më shumë turizmin lokal dhe të huaj.
Kjo garë është e hapur për të gjithë, mjafton që ai ose ajo të pajtohet me rregullat e përcaktuara nga konkursi. Për të marrë pjesë në këtë konkurs,  duhet të ndiqni 3 hapat e mëposhtme:
1) Provoni të bashkoni vendet ose objektet me imazhin e shegës, por që prapa të cilave fshihet një histori ose një legjendë.
2) Zgjidhni fotografinë më të mirë, jepni një përshkrim të gjerë (ku gjendet ky vend, çka e bën atë të veçantë sipas mendimit tuaj dhe rrëfenjave të brezit të vjetër, sa më interesant dhe i plotë të jetë përshkrimi, aq më e qartë bëhet përpjekja juaj artistike).
3) Dërgoni fotografitë dhe përshkrimin në adresën e mëposhtme.

biznisanamalit@gmail.com