Cungu: Konferenca për media: “Expo Real 2013 – Mynih” – Video

October 14, 2013   | Ekonomia / Ekonomija, Lajmet / Vijesti

Nazif-Cungu-Konferenca për media-Expo Real 2013 - MynihSot në hotelin Dolcino u mbajt konferenca për media lidhur me Panairin ndërkombëtar të investimeve dhe patundëshmerive Expo Real 2013 që në periudhën prej 07 deri më 09 tetor u mbajt në Mynih.

Në konferencë, ku përveç përfaqësuesve të mediave morën pjesë edhe afaristë nga lëmi i turizmit dhe hotelerisë, u bë një prezantim i aktiviteteve të reaizuara në kët panair.
Kryetari i komunës së Ulqinit Nazif Cungu u shpreh se ka pasur nje interesim shum të madh për qytetin e Ulqinit ku veç kan filluar kontaktet e para me investitor të cilët janë të gatshëm të investojnë në këte qytet.

Hotel “Galeb”, hotel “Jadran”, “Dulcino Pearl SPA Center” dhe “Inveaqua – Velika Palace” janë projekte konkrete me të cilat komuna e Ulqinit u paraqit në këtë panair.

Prej takimeve më të rëndësishme kryetari Cungu vlerësoi ate me investitorët turq nga kompania Rixos të cilët janë tashmë të gatshëm për ndërtimin e një hoteli në Plazhin e madh në qoftë se bisedimet që do të vijojnë me qeverin e Malit të Zi do të përmbyllen me sukses.

Gjithashtu, u zhvilluan takime me përfaqësuesit e Hyatt Hotels Corporation, të cilët kanë shprehur njohje dhe interesim për qytetin e Ulqinit, si dhe me përfaqësuesit e zinxhiri Martin Hotels nga Gjermania. Cungu njohtoi gjithashtu me ofertat nga kompania Palmerson nga Britania e Madhe për ndërtimin e një qendre golfi në këtë qytet.

Shumë pjesemarrës në këtë panair kanë shprehur njohuri për Kite Surfing në Ulqin si dhe Malin e Zi si destinacion i njohur me Porto Montenegro.

Komuna e Ulqinit ka krijuar mjaft kontakte në panairin Expo Real 2013 dhe tashme ka një databazë të dhënash e cila premton për zhvillimin e projekteve investuese në sferen e turizmit.

YouTube Preview Image