UDSH: Urime festa e Kurban Bajramit

October 14, 2013   | Politika

Udsh-ja-me-fat-kurban-bajramiUNIONI  DEMOKRATIK  I SHQIPTARËVE

Ulqin, më 14.10.2013

 

URIM PËR  FESTEN E KURBAN BAJRAMIT

 

Me rastin e Kurban Bajramit, kryetari i Unionit Demokratik të Shqiptarëve, z.Mehmed Zenka, në emër të partisë dhe në emrin e tij personal i përgëzon  të gjithë besimtarët mysliman, duke iu uruar shëndet të mirë, gëzime familjare dhe lumturi në jetë.

Të gjithë besimtarëve të  Fesë Islame uroj që kjo festë të përcillet  jo vetëm me urime të mira e vizita tek të afërmit, por edhe me vepra të mira, t’ia shtrim dorën njëri-tjetrit, që të mbretërojë harmonia, dashuria, përkrahja dhe uniteti mes motrave dhe vëllezërve tanë, sepse kjo ditë është ditë e mëshirës, tolerancës, mirëkuptimit, mirësisë dhe paqes.

 

Gëzuar, të gjithë shqiptarëve të Fesë Islame, Kurban Bajramin, kudo që janë !

 

 

 

Shërbimi informativ të UDSH-së