Maratona e dytë e pavarësisë Shkodër – Shas – Ulqin

October 16, 2013   | Lajmet / Vijesti, Ngjarjet - Events

Maratona-e-dyte-e-pavaresiseMe rastin e përvjetorit të pavarsisë, si vitin e kaluar edhe këtë vit do të organizohet vrapimi maratonik për hirë të kësaj feste të madhe kombëtare. Kësaj here maratona do të ketë drejtimin e anasjellt nga maratona e parë, pra nisja do të jetë nga Shkodra dhe caku do të jetë në Ulqin.
Andaj i ftojmë të gjithë sportdashësit në përgjithsi, kurse adhuruesit e maratonës në veçanti që të na bashkëngjiten në këtë ngjarje sportive. Masiviteti i pjesmarrjes, do të rrisë madhështin e maratonës tonë tashmë tradicionale.
Me bashkimin tonë atë ditë, do të dëshmojmë se sporti nuk njeh kufinj, religjion, racë dhe asgjë që shkakton përçarje. Së bashku jemi më të fortë dhe më të dashur për të gjithë botën e civilizuar.
Gëzuar përvjetori i pavarsisë, ejani të vrapojmë dhe të kalojmë një ditë të bukur së bashku.

Gëzuar!

Nga Flamur Anamali Facebook