Çiljeta Xhilaga mamaja provokuese – Video

October 20, 2013   | Lajmet / Vijesti

Ciljeta Xhilaga-provokueseKëngëtarja e njohur, prej disa muaj edhe mama, Çiljeta Xhilaga, u pa menjëherë pas lindjes së djalit me linja shumë të mira trupore. Por tani, që kanë kaluar disa muaj, ajo duket më provokuese dhe sensuale se më parë.

Mesa duket, mëmësia e ka bërë të ndihet shumë më femërore. Ndonëse e kemi parë të lidhur shumë pas djalit, aq sa e merr me vete kudo që shkon, Çiljeta nuk e lë pas dore as veten.

Dhe këtë e tregon edhe kjo foto e saj ku ajo duket më mirë se kurrë. Fotot e fundit, këngëtarja i ka postuar në rrjetet sociale, ku ka menduar se edhe një dozë provokimi nuk do të ishte aspak keq.

Përkundrazi, ajo ka treguar se vetëbesimi i saj është në maksimum. Dhe për këtë ka shumë të drejtë, sepse vërtet është një mama seksi.

Por duke i kushtuar kaq shumë vëmendje linjave të saj, duket se ka lënë pak pas dore muzikën, pasi sa u përket projekteve, nuk ka asnjë lajm se kur Çiljeta do rikthehet me këngë të reja.

Shikoni ndërkohë disa nga fotot e saj më të fundi me dhe pa bebin.

NOA.al