Sonte “Buka e Nanës” Shqiptarët e Bosnjes, nga Marin Mema – Video

October 20, 2013   | Bota

Buka e nanes-shqiptaretebosnjesShqiptaret e pare erdhen ne Bosnje Hercegovine qe ne kohet e pushtimit Osman diku ne 1750 e me pas atij austrohungarez. Deshmi te qarta te kesaj levizje jane mbiemrat Arnaut, Arnautovic , Bushat, Bushatliq etj…Por dergata e madhe nisi mes dy luftrave boterore e me se shumti pas asaj te dyte. Nje pjese erdhen ketu per ti shpetuar rrepresionit serb te atyre viteve qe detyroi mijera shqiptare te largohen ku te munden.

Te tjere per te siguruar nje jete me te mire. Te pashprese, te larguar si pasoje e veshtiresive ekonomike nga tokat e tyre ne zonen e Maqedonise, Kosoves, lugines se presheves , malit te zi e me tej…ata u kredhen ne nje realitet te ri dhe te vjeter njekohesisht. Te ri sepse Shqiptaret pak deri atehere kishin zgjedhur te ngrinin jeten ne Bosnje, dhe te vjeter sepse historia i pat ngjizur keto toka me gjurmet e paraardhesve Ilire.

Dhe fillimi për shqiptaret nuk do te ishte i lehte. Te papune dhe pa mbeshtetje ata pranon te benin gjithcka mjaft te ndryshonin apo te perpiqeshin te ndryshonin jeten e pamundur qe i rrethonte..Ishte koha kur ne kete zone kerkohej mjaft krahe pune pasi nisi ndertimi i veprave te medha publike, fabrika, uzina, hekurudha, hidrocentrale…Nje sfide per te jetuar ne nje bote qe nuk ishte miqesore me ta, perkundrazi shpesh here paragjykuese e shtytese …keshtu nisi historia e Shqiptareve te Bosnjes… nje komuniteti thuajse te panjohur , te paprekur deri diku edhe te harruar…

Top Channel