Doli numri i ri i revistës”Malësia”
Në numrin e ri të revistës “Malësia” që botohet në Mal të Zi mund të gjeni shkrime të studiuesve të njohur nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali I Zi, Kroacia e Italia
Sapo ka dalë nga botimi numri i 8 i revistës për kulturë, shkencë dhe çështje shoqëroren “Malësia”, revistë kjo që del në Podgoricë – Mali i Zi. Në të ka një përmbajtje të pasur të punimeve shkencore dhe artikujve studimorë nga mbarë hapësira shqiptare dhe më gjerë. Në këtë numër kanë bashkëpunuar studiues nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Kroacia, Italia dhe Mali i Zi.
Në rubrikën kulturë punimet e veta i kanë prezantuar 22 autorë: Prof. Dr. Anton Nikë Berisha “MESHARI”- vepër e hartuar nga Gjon Buzuku; Prof. Dr. Tomor Osmani “Shtjefën Gjeçovi dhe ndihmesa e tij për shqipen”; Prof. Dr. Valter Memisha “Kostaq Cipro dhe Fjalori i gjuhës shqipe, 1954”; Prof. Dr. Ali Jashari “Fjalori Leksiko-Frazeologjik i Devollit si dëshmi etnosociolinguistike“; Prof. Dr. Shaban Sinani“Ikje prej mitit të malit“;Prof. Dr. Adem Zejnullahu“Figura e Anton Çettës në këngët popullore“; Prof. Dr.Josif Mita “Vijimësia e kohëve ndërmjet formave foljore të fjalive të periudhës“; Prof. Dr. Mimoza Priku “Studimet për shqipen nga filologët e huaj“; Prof.Dr.Fatbardha Hoxha “Ndihmesë me vlerë e Agust Dozon dhe Emil Legrand për letërsinë dhe kulturën shqiptare“; Prof. Dr.Haredin Xhaferi “Për lokucionet në gjuhën shqipe“; Dr. Valbona Gace“Pamje mesianike në“Vargjet e lira“të Migjenit“; Dr. Sabina Osmanoviq “Me sytë e një fëmije dhe perçen e një shkrimtari“; Prof. Dr Abdulla Ballhysa-Dr. Elvira Lumi “Identiteti letrar ballkanik-faktor paqeje midis popujve”; Dr. Rovena Vata “Simbolika e breshkës si dekor i mitit të Malit të Camaj“; Dr.Meli Shopi “Probleme të terminologjisë lidhur me dialektologjinë dhe sociolinguistikën“; Mr. Ismail Doda “Kongresi i drejtshkrimit të gjuhës shqipe dhe zbatimi i rezolutës së tij tek shqiptarët në Mal të Zi“; Ma. Gëzim Puka“Fillimet e dramës dhe teatrit në sistemin letrar shqiptar“; Mr. Rrok Gjolaj“Poetika e përmbledhjes së vjershave “Lulet e pasosme“ të Nikollë Ivanaj; Ma. Alessia Bergamin“Përnjohje e pikëtakime etnokulturore e gjuhësore mes shqipes e italishtes“; Ma.Arjeta Ferlushkaj “Qyteti-protagonisti antihero në romanin’Kronikë në gur’”; Ma. Ermira Ymeraj “Murosja e Shkodrës dhe kënga e Rozafatit, vështrim krahasues“.
Në rubrikën nga historia janë prezantuar gjashtë artikuj shkencor: Prof.dr. sc. Zef Mirdita “Shqiptarët në kontekstin e katolicizmit dhe të ortodoksisë- Fryma ekumenike ndërkishtare“; Prof. Dr. Mazlum Baraliu “E drejta në luftë vetëmbrojtëse-çlirimtare dhe luftërat ofanzive“; Dr. Nermin Basha “Botë ilire në veprën e Jul Cezarit“; Dr. Rokin Daberdaku “Qyteti mesjetar i Drishit“; Dr. Kastriot Marku “Organizimi hierarkik dhe territorial i françeskanëve në trojet shqiptare“; Mr. Qazim Namani “Kosovë apo Dardani“.
Me interes në këtë vëllim është edhe rubrika “Toponomastikë“, ku dy shkrimet e përfshira këtu u kushtohen mikrotoponomisë të vendbanimeve shqiptare të Pelagonisë nga Prof. Dr. Mustafa Ibrahimi dhe Toponimia e trevave të Shqipërisë së Jugut nga Dr. Eliana Paço.
Një rubrikë të veçantë redaksia u ka kushtuar çështjeve shoqërore, me artikujt shkruar nga: Prof. Dr. David Luka “A janë shqiptarët autoktonë ?; Nikë Gashaj “Demokracia dhe opinioni publik“; Dr.Rezana Konomi “Aspekti etno-juridik mbi evolucionin e gjakmarrjes dhe të hakmarrjes në dy traditat e së drejtës (statutet dhe kanunet) dhe roli i shtetit shqiptar në mbrojtjen e të drejtës së jetës“; Dr. Juljana Kume “Greqizmat në teminologjinë e fesë ortodokse”.
Në vazhdim janë përfshirë recensione ose shqyrtime për disa botime të autorëve nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Arbëreshët e Italisë, trajtuar nga Akademik Gjovalin Shkurtaj, Dr. Vilma Proko, Dr. Griselda Doka, Dr. Kastriot Marku, Mas. Malvina Tafciu, Mr. Sheremet Krasniqi, Mustafa Spahiu dhe Ibrahim Hajdarmataj.
Ky numër mbyllet me urime dhe vlerësime për revistën“Malësia“nga Prof. Dr. Shaban Sinani, Dr. Sabina Osmanoviq dhe publicisti Arben Lagreta.
Gazeta Lajm
Kryeredaktori i revistës është Nikë Gashaj, politolog e publicist dhe Këshilltar i Avokatit të Popullit në Mal të Zi.