Sulmohet portali Malësia.org

October 21, 2013   | Lajmet / Vijesti, Ngjarjet - Events

portali-malesia-org-headlinePortali Malësia, që lidhte shqiptarët në Mal të Zi, të shpërndarë nëpër kontinente, me njoftime për zhvillimet në atdhe e ku ata jetojnë, sot ishte i paqasshëm.

Teksti i porosisë së Grupit të hakerëve, ^^^Kreśki cracker^^^, që ka mbuluar pamjen e ballinës së kësaj faqeje tregon se autorët i përkasin vijës ekstremisht shoviniste malazeze, meqë reflekton diskonim të njohur ndaj shqiptarëve, të cilët nuk parapëlqejnë të quhen – të Malit të Zi, por nën Mal të Zi. I përkthyer teksti thotë: “Përshëndetje Sh(q)pitarë”, “Mjaft më malësorë që të mos detyrohemi t’ju… e dini çka ??? Uleni kokën ju thotë e mira. Hajt këputeni qafën kafshë (përkthimi i fjalëpërfjalshëm i fjalisë së fundit do të ishte ‘ Hajdeeee marshshshshsh kafshë”), njofton koha.
sulmohet-portali-malsia.org

###Pozdrav Šiptari###

Dosta više maljisori da ne bi morali da vas … znate što ???? Glavu dolje za vaše dobro. Ajdeeeee marśśśśś stoko