Labi sulmon Tunën për zogun

October 23, 2013   | Lajmet / Vijesti

Labi-Flori-TunaNjë prej këngëtarëve legjendarë shqiptarë të muzikës pop-folk, Labinot Tahiri, ka kritikuar ashpër Tunën dhe fenomenin e përdorimit të fjalës ‘Zog’ si sinonim i organit gjenital femëror.
Këngëtari i njohur për albumet e tij super të suksesshme dhe hitet e mëdha që kanë lënë gjumë në muzikën shqiptare, ashpër ka sulmuar Tunën dhe ‘zogun’ e saj.
Duket se gjatë një koncerti publiku ka kërkuar këngët e famshme të Tunës, të njohura për gjestet provokative, por Labi duket të jetë nervozuar tepër dhe mllefin e tij e ka shfryrë para publikut.
Ai tha se kurrë në karrierën e tij nuk do të përdorë ndonjë fjalë banale në skenë dhe se me traditat shqiptare sfidohen shtetet tjera dhe jo me gjeste anti-shqiptare.
“Mos pritni që Labi rastësisht, po e këndon ndonjë këngë banale, sikurse këngët që nuk do ta përmendi atë fjalë që ju e dini fort mirë, por… zogun nuk mund ta përmendi unë, sepse… sepse… jam shqiptar dhe kam karakter shqiptar”.
“Dhe, me zakon dhe kulturë tënden nuk mund të sfidosh asnjë shtet tjetër dhe nuk mund të arrihet një shtet pa këto, ndërsa t’iu them të drejtën se pavarësisht në të ardhmen çfarë ndodh me mua dhe nëse vjen koha që Labi duhet të përdorë ndonjë fjalë banale në skenë…atë bukë fëmijëve të mi nuk ua shti në gojë”.
“Kështu që… ju nuk keni faj, sepse… ndoshta infektoheni nga disa të tjerë dhe kur vjen një njeri pavarësisht a është këngëtar apo futbollist me vlera, nuk ia dini vlerën”
“T’iu them të drejtën, ata që se duan Labin mos hajdeni të shpenzoni para, ata që e duan Labin, ejani, une jam ketu per ju”, ka deklaruar Labi i shoqëruar edhe nga ovacionet e publikut.
Nuk dihet se ku është mbajtur ky koncert, por deri tani ky është sulmi më i madh nga ndonjë artist i këtij niveli ndaj Tunës, sa i përket fenomenit të ‘Zogut’ i cili i ka garantuar këngëtares seksi një sukses të jashtëzakonshëm.
Për më shumë, shikoni videon më poshtë…

Telegrafi

YouTube Preview Image